BallinaTë pambajturaRrugët rurale në Librazhd as po mirëmbahen e as po riparohen

Rrugët rurale në Librazhd as po mirëmbahen e as po riparohen

Gjatë dy verifikimeve në terren nga Faktoje në më pak se dy javë, në rrugët rurale në bashkinë Librazhd, rezultoi se mungonte mirembajtja apo ndërhyrja për riparimin e tyre. Projekti i fundit për mirëmbajtjen e rrugëve që lidhin zonat rurale të Librazhdit, me vlerë prej 24 396 948 lekë  ka përfunduar që në shtator të vitit të kaluar, sipas tabelës së vendosur pranë njërit prej këtyre akseve. Që nga ajo periudhë janë shfaqur dëmtime të shumta, për të cilat kryetari  aktual i bashkisë, Kastriot Gurra kishte premtuar projekte cilësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre.


Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra, i cili po ushtron mandatin e dytë në këtë detyrë, ka premtuar ndër të tjera edhe ndërtimin me cilësi dhe mirëmbajtjen e rrugëve:

“Çdo rrugë që do të ndërtohet, do të përmbushë të gjitha kriteret teknike të një rruge me standarde dhe me cilësitë e duhura bashkëkohore, rrugët do të menaxhohen nga një sektor i veçantë në bashki i cili do të hartojë projekte cilësore dhe do të punojë për mirëmbajtjen e tyre në çdo metër të rrugëve të bashkisë Librazhd.”

                            Premtimet e Kryetarit të Bashkisë Librazhd në fushatën e vitit 2019

Gjatë vëzhgimit të parë në terren, të kryer më 28 shkurt, Faktoje konstatuar se në disa fshatra gjendja e rrugëve linte për të dëshiruar, duke u bërë dhe burim aksidentesh për automjetet. 

                                                      Tabela për projektin e mirëmbajtjes së rrugës

Projekti me vlerë 24 396 948 lekë për akset e fshatrave Togëz, Togëz-Zgosht, Zgosht-K/Borovë- Steblevë, (Urakë)-Golik, K/Rr.Nac. Nr.3(Hotolisht)-Frarë, Qukës-(Karkavec) Qafë Plloçë Loti1, ka si qëllim mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre nga rreshqitjet të dherave, shembjet nga reshjet e shiut etj.

                                               Aksi rrugor që lidh fshatin Zgosht-K/Borovë, 28 shkurt 2021

Siç shihet dhe nga fotoja ilustruese aksi është shembur në një gjatësi prej disa metrash. Rruga ishte vetëm me një kalim, çka vështirësonte qarkullimin e automjeteve.

                                                   Rruga në hyrje të zonës së Zgoshtit, 28 shkurt 2021

                          Pjesë nga aksi që lidh fshatin Zgosht me zonat e tjera në Librazhd 28 shkurt

Faktoje u rikthye për të verifikuar të njëjtat akse edhe në 9 mars, por situata ishte e përkeqësuar dhe ende nuk ishte ndërhyrë pastrimin apo për riparimin e tyre.

                                                        Pjesë e rrugës Zgosht-Togëz, 9 mars 2021

                                       Aksi rrugor që lidh Borovë- Steblevë, 9 mars 2021

Ky aks rrugor as ishte pastruar e aq më pak të asfaltohej duke vështirësuar qarkullimin e duke rrezikuar kalimin e automjeteve.

Pas verifikimit të dytë në terren brenda më pak se dy javëve në rrugët rurale të Librazhdit, Faktoje shkoi tek Bashkia për të pyetur përse nuk ishte ndërhyrë për mirëmbajtjen e akseve ashtu siç është premtuar nga kryebashkiaku Katriot Gurra.  Ne kërkuam të takohemi me kryetarin, por na u komuninua se ai nuk ndodhej në zyrë.

Përfaqësues të bashkisë që kërkuan të mos identifikohen na dhanë këtë përgjigje:

“Ky projekt nuk është kompetencë e Bashkisë Librazhd, por e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Të gjitha rrugët rurale janë pjesë e detyrimeve të bashkisë Librazhd, kurse rrugët nacionale janë pjesë e ARRSH. Më sa kam informacion unë do jetë një tjetër projekt që shumë shpejt do të vendoset në zbatim nga instancat përkatese. E gjithë kjo zonë ka mbi 1 mijë banorë.”

Të gjitha akset ku Faktoje konstatoi dëmet dhe mosndërhyrjen për riparim, në fakt janë rrugë rurale. Megjithatë ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe jemi ende në pritje të një përgjigjeje.

                          Kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img