BallinaPertejMinistria e Kulturës, 0 fatura udhëtimi, vetëm preventiv shpenzimesh

Ministria e Kulturës, 0 fatura udhëtimi, vetëm preventiv shpenzimesh

Ministria e Kulturës nuk ka dërguar asnjë faturë që vërteton shpenzimet titullarit në udhëtimet jashtë vendit, duke ulur edhe më shumë standardin për nivelin e transparencës, krahasuar me institucionet e verifikuara deri më sot nga Faktoje. Në dokumentacionin e dërguar, për periudhën janar 2018-qershor 2019, raportohen 11 udhëtime jashtë vendit, nga të cilat 10 të ish ministres Mirela Kumbaro (Furxhi) dhe 1 i pasardhëses, Elva Margariti. Faktoje vendosi të publikojë informacionin e cunguar që ka sjellë ministria e Kulturës, ndërkohë që është duke vijuar procedurat për të marrë edhe faturat që mungojnë për këto udhëtime.

 

Pas vendimit të Gjykata Administrative që detyronte institucionet dhënien e, faturave për shpenzimet në udhëtimet jashtë vendit të titullarëve, në 22 shkurt të këtij viti, Ministria e Kulturës i dërgoi Faktojes informacion, por të cunguar.

Në dokumentacionin e dërguar përfshihen:

1-Shkresa përcjellëse e datës 22.02.2021 me informacion përmbledhës me nr. Protokolli 919

2-Autorizimet për shërbim jashtë vendit për 11 udhëtime të titullarit, me preventivat e shpenzimeve respektive.

Kjo ministri informon se për 11 udhëtimet e raportuara (periudha janar-2018 qershor 2019) kostoja totale e shpenzimeve shkon 1,132,074,5 lekë të reja.

*Shkresa përcjellëse e M. Kulturës që informon për shumën totale të shpenzimeve të udhëtimeve jashtë shtetit të titullarit dhe delegacioneve shoqëruese

Ndryshe nga institucionet e verifikuara deri më tani, si ministria e Drejtësisë ajo e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë, nga ministria e Kulturës nuk morëm asnjë faturë të vetme që ilustron shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të titullarit dhe delegacionit shoqërues. Nga ana tjetër, në rastin e ministrisë së Kulturës, jepen edhe emrat e personave në përbërje të delecacionit shoqërues, elemente të censuruar në informacionin e dhënë më herët nga ministria e Brendhsme dhe ajo e bujqësisë.

*Kopje e urdhërit të shërbimit dhe preventivi për udhëtimin e datës 6-9 qershor 2018, nga Ministria e Kulturës

Në preventivët që shoqërojnë autorizimin për shërbimet jashtë shtetit edhe pse jepet kategoria e hotelit ku qëndron ministrja, nuk perfshihet kostoja e akomodimit.

Për udhëtimin e datës 6-9 qershor 2018, në preventivin e udhëtimit të ministres Mirela Kumbaro dhe dy shoqëruesve me destinacion Parisin, mungon zëri i shpenzimit për qëndrim në hotel edhe pse shkruhet: Akomodim, 3 dhoma teke në qendër të Parisit.  Aty shënohen kategoria e hotelit me 4 yje, dietat për secilin person dhe shpenzimet për itinerarin aeroport-hotel-aeroport.

*Kopje e preventivit të një udhëtimi të kryer në Erevan, Armeni me dietat përkatëse për ministren Kumbaro dhe shoqëruesen

Për periudhën janar 2018-qershor 2019, në krye të këtij institucioni ka qenë ish-ministrja Mirela Kumbaro e cila shërbeu nga viti 2013 deri në dhjetor të vitit 2018. Nga 11 raportimet e  dërguara nga kjo ministri, 10 i përkasin ish-ministres Kumbaro dhe një i përket ministres aktuale Elva Margariti, e cila e mori detyrën në fund të vitit 2018 dhe vazhdon ende ta ushtrojë.

Nga këto 11 udhëtime një është kryer drejt Beogradid, një drejt Gjermanisë dy drejt Italisë, dy të tjerë drejt Parisit, një drejt Malit të Zi dhe katër drejt Kosovës.

Udhëtimet e ish-ministres Kumbaro

Serbi

Nga data 22 deri në 23 nëntor 2018 ish-Ministrja Kumbaro ka qenë pjesë e një takimi të ministrave të kulturës së vendeve të cilat janë pjesë e BSEC, zhvilluar në Beograd. Nga dokumentacioni që disponojmë kemi vetëm një preventiv me dietat e parashikuara për qëndrimin për ministren dhe 3 shoqëruesit.

Armeni

Nga data 8 deri në 9 tetor 2018 ish-ministrja Kumbaro ka qenë pjesë e  samitit të Frankofonisë që zhvillohej në Erevan, por nga ky udhëtim nuk kemi asnjë faturë sa i përket fluturimit apo akomodimit në hotel. Të vetmet shpenzime të dërguara janë dietat për ish-ministren dhe një shoqërues.

E njëjta gjë përsëritet edhe për pjesën tjetër të udhëtimeve të kryera nga ish-ministrja Kumbaro.

Itali-Francë

Itali

Gjermani

Këtë  takim Faktoje e gjeti të pasqyruar edhe në rrjetin social Instagram të ish-ministres Kumbaro.

*Foto e marrë nga faqja e ish-ministres Kumbaro

 

Francë

 

Mali i Zi

Edhe këtë takim të mbajtur, Faktoje e verifikoi përmes postimeve të publikuara në atë kohë nga ish-ministrja Kumbaro.

*Foto nga takimi i mbajtur në Malin e Zi

 

Kosovë

Kosovë

Kosovë

 

 

Udhëtimi i ministres Elva Margariti

Raportimi i vetëm për ministren aktuale të Kulturës Elva Margariti, është udhëtimi njëditor në Kosovë, i cili duke llogaritur këtu dietat për ministren dhe shoqëruesit bashkë me shpenzimet për karburantin kapin një total prej 240 eurosh.

Faktoje e konsideron të paplotë informacionin që i takon tashmë edhe me vendim të Gjykatës së shkallës së parë Administrative dhe po vijon proçedurat ligjore për marrjen e faturave shoqëruese për këtëo 11 udhëtime.

Nga ana tjetër, ne i jemi drejtuar sërish me një kërkesë për informacion po kësaj Ministrie duke e zgjeruar periudhën për të cilën kërkohen faturat e shenzimeve për udhëtimet jashtë vendit të titullarit 1 janar 2018-30 prill 2020.

Edhe kësaj kërkese, të dërguar që në datën 8 shkurt, ministria nuk i është përgjigjur, ndaj Faktoje e ka ankimuar tek komisioneri për të drejtën e Informimit dhe mbetet në pritj të informacionit.

*Ankimimi drejtuar Komisionerit të Drejtës për Informim

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img