BallinaFaktometerPa kategoriDeklaratat e Telitit për koston e programit të PD, ‘lëvizin’ me 185 mln euro

Deklaratat e Telitit për koston e programit të PD, ‘lëvizin’ me 185 mln euro

Që prej  28 janarit të këtij viti Partia Demokratike ka prezantuar programin elektoral, respektivisht për  ekonominë, shëndetësinë, arsimin, turizmin etj. Faktoje ka konstatuar se një ndër hartuesit e programit ekonomik në PD, zoti Dorian Teliti, në dalje të ndryshme publike ka dhënë shifra të ndryshme për realizmin e këtij programi për një mandat katërvjeçar. Diferenca është të paktën 185 milonë euro, gati e barabartë me dyfishin e paketës ekonmike që u dha gjatë pandemisë.


 

Në datën 29 janar të këtij viti, një ndër hartuesit e programit ekonomik të PD, Dorian Teliti i ftuar në A2CNN u shpreh:

Fatura e programit, angazhimeve tona buxhetore, është më e ulët sesa 400 milionë euro, 370-380 milionë.”

Dy ditë më vonë, në datën 1 shkurt, Dorian Teliti i ftuar në emisionin Log, në ABC News shpjegoi se shifra 370-380 milionë euro llogaritet të jetë vetëm për vitin e parë të mandatit qeverisës, nëse PD fiton zgjedhjet.

Tek angazhimet tona sot, pra si ‘baby bonusi’, strehimi për 20 mijë çiftet, angazhimet në arsim dhe shëndetësi, në bujqësi 100 milion euro subvencionet, e kështu me rradhë, shkojnë në vlerën maksimale 370-380 milionë euro. Po flasim vitin e parë.

Në datën 11 shkurt, zoti Dorian Teliti duke folur për programin elektoral tw PD në emisionin Real Story u shpreh:

Pjesa e shpenzimeve shkon 400 milion Euro vitin e parë, ka kosto 460 milion euro vitin e dytë, ka kosto 520 milion euro vitin e tretë dhe ka kosto pothuajse më pak se 600 milion euro vitin e katërt.”

Në bazë të kësaj deklarate,Teliti ndan shifrën e kostos financiare për çdo vit duke “fshirë” 370-380 milionë euro të kostos së deklaratës së 1 shkurtit.

Me datë 3 mars, në emisionin ILVA Now në Euronews Albania, Dorian Teliti u shpreh përsëri për koston financiare të programit të Partisë Demokratike.

Ne po flasim për një paketë shpenzimesh që fillon me 400 milion euro vitin e parw e shkon 500 milionw vitin e katërt. Pra afërsisht 1.7 -1.8 miliard në një mandat qeverisës.”

Sipas llogaritjeve të thjeshta që Faktoje bëri duke u mbështetur tek dy deklaratat e fundit të Telitit, përkatësisht ajo e 11 shkurtit në “Real Story” dhe e datës 3 mars në “Ilva Now” fatura ndryshon me 30 milion euro për vitin dytë, viti i tretë luan me 40-50 milionw euro, ndërsa viti i fundit me plot 100 milionë euro. Pra,kostoja e realizimit të programit ndryshon me të paktën 180-200 milion euro (po të bazohemi edhe tek deklarata e datws 29 janar dhe 1 shkurt)

   Viti                 1.           2.          3.        4.    

 

Teliti, Real Story,11 shkurt 2021        400 mln    460 mln    520 mln 600 mln

Teliti, Ilva Now,  3 mars 2021             400           430          465        500

————————————————–

Diferenca                                                 0             30           55        100

 

Diferenca e akulumuar = 185 mln euro

 

Kjo shumë që del nga diferenca e dy deklaratave të ndryshme është shumë domethënëse, pasi është e barabartë me gati dyfishin e paketës ekonomike të dhënë gjatë pandemisë Covid-19 (e cila ishte 100 mln euro ose 13 mld lekë).

Pas këtij konstatimi Faktoje pyeti zotin Teliti se cila nga deklaratat e tij paraqet koston reale të realizimit të programit elektoral.

Screenshot nga komunikimi në fb me Dorian Telitin

Përgjigjja që ktheu zoti Teliti është:

“Sipas vlerësimeve që kemi bërë, bashkarisht me eksepertët, angazhimet në shpenzime fillojnë me rreth 400 milionë vitin e parë duke shkuar në rreth 500 vitin e katërt.”

Screenshot nga komunikimi në fb me Dorian Telitin

Faktoje edhe më parë ka shkruar  mbi mospërputhjen e kostove për realizimin e programit elektoral të PD që u dhanë në deklarata të ndryshme publike nga 3 hartuesit e programit elektoral të kësaj partie. Nga ekspertë të fushës, kjo konsiderohet si mungesë koherence nga ana e PD, çka rrit skepticizmin në publik dhe e bën programin lehtësisht të sulmueshëm.

“Që të bëhet e besueshme, Partia Demokratike, duhet që për çdo premtim, të tregojë faturën financiare si dhe burimin nga do dalin paratë për  realizimin e secilit prej tyre.”-sugjerojnë ekspertët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img