BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëDyfishimi i ndihmës ekonomike, premtim i mbajtur për 6 muaj

Dyfishimi i ndihmës ekonomike, premtim i mbajtur për 6 muaj

Në muajin korrik 2021 Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj deklaroi se ndihma ekonomike është dyfishuar. Faktoje bëri verifikimin e kësaj deklarate dhe rezulton se ndihma ekonomike është dyfishuar, por vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave që gjendet i publikuar në faqen e Shërbimit Social, i ka efektet vetëm për gjashtë muaj të këtij viti, pra deri në 30 Qershor 2021, periudhë që përkon edhe me fushatën elektorale. Ky vendim i Këshillit të Ministrave justifikohet me situatën e COVID -19 dhe nuk është një rritje e përhershme e ndihmës ekonomike siç deklaron krybashkiaku i Tiranës.


Në muajin korrik 2021 kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë televizive, tha:

“Sot, ndihma ekonomike jo vetëm është e dyfishuar, por i shkon një gruaje të ve që po rrit fëmije me nevoja specifike”.

Lidhur me këtë ccështje edhe kryeministri Rama më 16 nëntor 2020, gjatë fjalës së tij në Kuvend u zotua se do të dyfishonte ndihmën ekonomike për të gjithë familjarët që ishin të rregjistruar ne skemën e ndihmës ekonomike për të përballuar pandeminë e COVID-19 .

“Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike, dyfish ndihmën ekonomike për periudhën kur na duhet të gjithë së bashku të përballemi me pandeminë dhe jo në funksion të të prekurve në këtë rast, por në funksion të të gjitha familjeve që janë të rregjistruara në skemën e ndihmës ekonomike”.- u shpreh Rama në foltores së kuvendit.

Faktoje duke ju referuar këtyre deklaratave, ju drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e pyetur se sa ka qenë ndihma ekonomike për çdo familje, sipas çdo muaji të vitit 2019/2021. Sa është fondi total i shpenzuar për ndihmë ekonomike për secilin muaj në vitin 2019/2021 dhe nëse është dyfishuar ndihma ekonomike gjatë vitit 2020.

Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë dhe Mbrojtjës Sociale, 28 korrik 2021

Pas kalimit të afateve që parashikon ligji “Për të drejtën e informimit”, Faktoje e ankimoi mosdhënien e informacionit nga Ministria e Shëndetësisë në Zyrën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Jemi endë në pritje të përgjigjes nga ky institucion.

Më pas Faktoje kërkoi në faqen zyrtare të INSTAT, pagesat e papunësisë dhe ndihmën ekonomike, ku  na rezulton se ndihma ekonomike mesatare mujore për një familje është si më poshtë vijon për vitet për vitin 2020, 2021.

Tabela e krijuar nga Faktoje me të dhënat e INSTAT

Nga sa më lart, bazuar në INSTAT, ndihma ekonomike mesatare për një familje është rritur në 8,552 lekë në muaj në tremujorin e parë 2021 nga mesatarisht 5,161 lekë në muaj gjatë vitit 2020. Kjo rritje është 3,391 lekë ose 66% (rritja duhet të ishte 100% sipas premtimit) në krahasim me pagesat mesatare gjatë vitit 2020.

Faktoje kërkoi në fletoren zyrtare, ku rezultoi se me VKM nr. 85, datë 10.02.2021, është miratuar dyfshmi i ndihmës ekonomike me efekt nga 1 Janari 2021. Dyfishimi  sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave që gjendet në faqen e Shërbimit Social  i ka efektet vetëm për gjashtë muaj, deri në 30 Qershor 2021, dhe justifikohet me situatën e Covidit-19 dhe nuk është një rritje e përhershme e ndihmës ekonomike. Kjo periudhë përkon dhe me fushatën elektorale.

Duke qenë së deklarata e zotit Veliaj është bërë në korrik të vitit 2021, kohë në të cilën ka përfunduar efektët VKM që dyfishontë ndihmën ekonomike, deklarata e tij nuk është e vërtetë.

Screenshot të faqes zyrtare të Shërbimit Social

Faktoje kërkoi dhe në faqen zyrtare të Shërbimit Social në seksionin ku vendosen të gjitha VKM që lidhen me këtë fushë, na rezulton se nuk ka VKM të tjera pas asaj të muajit shkurt ku përcaktonte se do dyfishohej ndihma ekonomike vetëm për 6 muaj.

Ndihma ekonomike gjatë përiudhës së pandemisë

Gjithashtu Faktoje analizoi të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndihmën ekonomike. Një përmbledhje e të cilave paraqitet më poshtë për vitet 2020 dhe 2019.

 

Fondet e shpenzuara për Ndihmën Ekonomike për vitin 2019 janë 4,277,240,000 lekë, ndërkohë realizimi është në masën 4,250,385,000 lekë ose 99.3%, fonde këto që mbulojnë pagesat e 62,523 familjeve dhe individëve të vlerësuara sipas vendimeve të marra nga Drejtoritë Rajonale të SHSSH, në regjistrin elektronik.

Fondet e PAK, akorduar për t’u çelur gjatë vitit 2019, janë 15,850,000,000 lekë, janë çelur fondet për muajt Janar-Dhjetor 2019  15,884,500,000 lekë ndërkohë realizimi është në masën 15,860,125,000 lekë ose 99.2%, fonde këto që mbulojnë pagesat e 165,233 persona, kujdestar dhe invalid pune.

Buxhetimi për Ndihmën Ekonomike për vitin 2020 (duke përfshirë zbatimin e VKM nr 254, dt 27.03.2020 për dyfishimin e Ndihmën Ekonimike për periudhën Prill-Qershor si dhe Vendimit Nr. 13, datë 22.4.2020 për pagesën e 16.000 lekë për personat e përjashtuar nga skema e Ndihmës Ekonomike në periudhën Korrik 2019-Mars 2020, është 5,453,863 (korrektuar) mijë lekë, ndërkohë realizimi vjetor 2020 është në masën 5,434,644 mijë lekë. Këto fonde këto që mbulojnë pagesat e 66,650 familjeve dhe individëve të vlerësuara sipas vendimeve të marra nga Drejtoritë Rajonale të SHSSH në sistemin elektronik të NE.

Fondet e PAK, akorduar për t’u çelur gjatë vitit 2020 janë 18,621,593 mijë lekë, ndërkohë realizimi vjetor është në masën 18,465,130 mijë lekë për 72.711 persona me PAK, 19.402 kujdestar dhe 74.391 invalid pune.

Ajo që vihet re është është që fondi i ndihmës ekonomike për vitin 2020 ka qenë 28% më i lartë, duke përfshirë këtu dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike gjatë pandemisë për muajt Prill-Qershor 2021.

Më poshtë paraqitet fondit për ndihmën ekonomike i ndarë sipas tre katër-mujorëve të viteve 2020 dhe 2019, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas VKM Nr.254, datë 27.3.2020, për përballimin e pasojave të krizës së Covid-19, qeveria vendosi “Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur”.

Ky dyfishim sipas të njëjtës VKM kishte efekte nga data 1 pril 2020 deri në përfundim të gjendjes së pandemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj.

Lexo edhe: Çfarë u mungon dy paketave të ndihmës ekonomike nga qeveria, sipas ekspertëve

A do të rritet vërtetë ndihma ekonomike?

Rama: Do shpërndajmë dyfishin e shumës për familjet me ndihmë ekonomike

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img