Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në shkurt të vitit 2021, garantoi se shkolla “Korb Muço” në Nikël të Fushë-Krujës e dëmtuar nga tërmeri i 26 nëntorit, do të përfundojë në muajin korrik. Kjo shkollë dhe kopshti janë pjesë e programit EU4Schools të financuar nga Komisioni Europian me zbatim nga UNDP. “Faktoje” në muajin gusht verifikoi në terren deklaratën e Ministrit të Rindërimit.


Gjatë një inspektimi në terren në muajin shkurt në njësinë administrative Nikël të Fushë-Krujës Ministri i Rindërtimit Ahmetaj, pa nga afër punën për rindërtimin e shkollës dhe kopshtit “Korb Muça”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky i fundit, u zotua se kjo shkollë do të jetë gati në muajin korrik.

“Kjo është pjesë e programit EU4Schools të financuar nga Komisioni Europian me zbatim nga UNDP, e cila në korrik do të jetë gati për të akomoduar 300 nxënës dhe rreth 40 fëmijë, në ambientet me 10 klasa, 3 laboratorë, palestrën dhe terrenet sportive”.

Screenshot e videos së Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, 26 shkurt 2021

Me 9 gusht Faktoje udhëtoi drejt njësisë administrative Nikël në Fushë-Frujë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Korb Muça”, Nikël Fushë-Krujë – 9 gusht 2021, foto Julian Shota

Shkolla 9-vjeçare “Korb Muça”, Nikël Fushë-Krujë -9 gusht 2021: foto Julian Shota

Edhe në ambientet e brendëshme të shkollës, si dhe në pjesën e palestrës  konstatuam se punimet kishin përfunduar.

Shkolla 9-vjeçare “Korb Muça”, Nikël Fushë-Krujë -9 gusht, foto Julian Shota

Palestra e shkollë 9-vjeçare “Korb Muça”, Nikël Fushë-Krujë – 9 gusht 2021, foto Julian Shota

Pjesët e jashtme e shkolla 9-vjeçare “Korb Muça”, Nikël Fushë-Krujë -9 gusht, foto Julian Shota

Kopshti“Korb Muça”, Nikël, Fushë-Krujë -9 gusht foto Julian Shota

Faktoje gjithashtu komunikoi edhe me përgjegjesin e punimeve në këtë shkollë i cili na konfirmoi se shkolla dhe kopshti kanë përfunduar si objekte. Ajo cfarë pritje ishte vendosja e bankave dhe mjetet e brendshme shkollore, si dhe mbjelljen e pemëve dhe rregullimin e pjesëve të jashtme të saj.

“Projekti i shkollës së Korb Muço ka përfunduar, sipas projekt zbatimit janë kryer të gjitha punimet me të gjitha standardet përkatëse, ka mbetur vetëm pjesa e arredimit që do të plotësohet së shpejt. Sistemet e ngrohjes, sistemet e ventilimit, pajisjet mekanike, hidraulike të gjitha janë të përfunduara. Pritet faza e koaludimit si dhe një pjesë e mbjelljeve të pemëve dhe sistemimin e lulishtës së jashtme”. -tha inxhinieri i kantierit, Arjan Mustafa për Faktoje

Nisur nga verifikimi në terren, vendosëm që deklaratën e Ministrit të Rindërtimit për objektin arsimor në njësinë administrative të Nikël në Fushë-Krujë, ta kategorizojmë “Të Vertetë”.