.

.

BallinaAktualitetCovid-19COVID-19/ Ku ndryshon kurba e Shqipërisë me të Italisë dhe Kinës

COVID-19/ Ku ndryshon kurba e Shqipërisë me të Italisë dhe Kinës

Kina ishte vendi i parë nga ku u raportuan rastet e para në botë me COVID-19 ndërsa Italia është zyrtarisht vendi më i prekur nga fatalitetet që solli virusi. “Faktoje” ka krahasuar kurbën e rasteve të shfaqura me koronavirus të këtyre dy vendeve në raport me Shqipërinë.

Kina

Rastet e para në Kinë me koronavirusin e ri u shfaqën në 22 janar. Kurba e rritjes masive të rasteve vazhdoi deri në 20 shkurt, pra për një muaj. Ndërkaq, rritja vazhdoi të ishte shumë e vogël dhe pothuaj konstante më pas derisa autoritetet kineze tashme kanë bërë lëshime me kufizimin e lëvizjes.

Nëse në 22 janar në Kinë kishte 571 raste me COVID-19, për një muaj kjo shifër arriti në 80 mijë.

Ajo që u vu re më pas ishte se porsa u bë një muaj, rastet në Kinë ishin në numër shumë më të vogël.

Nëse shohim të dhënat për rastet e reja ditore me COVID-19, kulmin Kina e ka regjistruar në 12 shkurt. Që prej asaj dite rastet e reja ditore të zbuluara normalisht kanë vazhduar por duhet thënë se janë ulur ndjeshëm dhe duket se po shkojnë drejt zerimit.

Italia

Ndërkaq në Itali rastet e para me COVID-19 u shfaqën në 15 shkurt ose tre javë pas rasteve të para të zbuluara në Kinë. Ajo që shihet nga grafiku i rasteve me virus në Itali është se rastet vazhdojnë të rriten progresivisht akoma.

Megjithatë, ajo që po vihet re në Itali është se ka një rënie në zbulimin e rasteve të reja ditore. Kulmi i Italisë ka qenë data 21 mars ku në vend u zbuluan më shumë se 6 mijë raste të reja me virus.

Që prej asaj dite në Itali ka pasur luhatje të kësaj shifre po ajo që shquhet edhe nga grafiku është se rastet e reja të zbuluara ditore janë në ulje ku të dhënat e fundit flasin për mbi 4 mijë të tilla në ditë.

Shqipëria

Ndryshe nga Kina dhe Italia, Shqipëria u përball relativisht vonë me koronavirusin e ri COVID-19.

Dy rastet e para në vend u identifikuan në 9 mars. Që prej asaj dite deri më sot në 4 prill, numri ka qenë në rritje progresive. Sot, Shqipëria sipas shifrave zyrtare ka regjistruar gjithsej 333 raste me koronavirusin e ri.

Rastet totale me koronavirus në Shqipëri

Rastet ditore po tregojnë një rritje në Shqipëri të prezencës së koronavirusit të ri COVID-19. Autoritetet njoftuan sot se numri ditor po rritet ku vetëm në 24 orët e fundit janë identifikuar 29 raste të reja.

Nëse shohim kurbën e Shqipërisë për rastet e reja ditore do të shohim se nuk ka një stabilitet të shifrës por ajo vazhdon të rritet dita-ditës.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img