BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë200 milion lekë për banesat sociale në Vlorë

200 milion lekë për banesat sociale në Vlorë

MERXHAN DACI & INVA HASANALIAJ

Ne jemi duke u përpjekur që të realizojmë një program të banesave sociale në territorin e Bashkisë Vlorë”-tha kryetari Dritan Leli në 9 prill të vitit 2019.

Disa ditë më vonë në 17 prill ai bëri një tjetër deklaratë:

Ne kemi siguruar fondin që të realizohet prishja e zonës së ish-Frigoriferit të vjetër në territorin e Bashkisë Vlorë të cilën ne e kemi vënë bujarisht në dispozicion të Entit Kombëtar të Banesës si pronë për të realizuar të gjitha investimet e parashikuara për të realizuar dy investimet e para dhe për të realizur një investim më kompleks në mënyrë që territorin që kemi për banesat sociale ta kthejmë në një qendër”.

Në fillim të muajit mars 2020 nisi ndërtimi i banesave sociale në Vlorë. Investimi sipas Entit Kombëtar të Banesave përfshin ndërtimin e dy objekteve 8 katëshe në qytetin e Vlorës, nëpërmjet të cilëve do t’i jepet zgjidhje strehimit të 75 familjeve të këtij qyteti.

Ky investim përfshin realizimin e një objekt banimi me 40 apartamente, një objekt banimi dhe shërbimi, 8 kate me 35 apartamente dhe 8 njësi shërbimi.
Ndërtimi i dy objekteve do t’i japë mundësinë e pajisjes me banesë me kosto të ulët familjeve të cilat nuk mund të blejnë një banese në treg të lirë. Afati i realizimit të punimeve planifikohet të jetë 365 ditë (1 vit).

Enti Kombëtar i Banesave ka njoftuar se ky investim do të pasohet me ndërtimin e 6 objekteve të tjera në po këtë zonë, në kuadër të bashkëpunimit me pushtetin vendor me qëllim strehimin për familjet në pamundësi financiare.

Faktoje konstatoi në terren fillimin e punimeve për banesat sociale.

Foto nga punimet

 

Foto e detajeve të projektit

Foto nga projekti i banesave sociale

Kostoja e projektit është llogaritur të shkojë afro 200 milionë lekë me TVSH.

Sa i përket përfituesve, Bashkia Vlorë tha në një përgjigje zyrtare për Faktoje se fillimi i procedurave të ndarjes nga Bashkia Vlorë, që nis me vendosjen e njoftimit publik dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për familjet dhe individët e interesuar, do të bëhet në  momentin e ardhjes së shkresave të EKB pranë bashkisë.

Ligji për Strehimin Social  thotë se nga fondi i banesave sociale me qira, jo më pak se 80 për qind e familjeve që përzgjidhen të trajtohen në banesa sociale me qira duhet të kenë të ardhura nga 0 deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse.

Shtuar kësaj, subvencioni i qirasë është një tjetër instrument i programit të banesave sociale me qira që mund të përdoret (edhe nga bashkia) që ndihmon individët apo familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale.

Përparësi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit kanë: individët me statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, invalidët e punës, familjet e komunitetit rom dhe egjiptjan, etj.

Duke qenë se projekti i banesave sociale ka ecur, Faktoje deri në këtë moment do ta konsiderojë një PREMTIM TË MBAJTUR

 

 

* Faktoje, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (Ned) po monitoron 10 bashki ne vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img