BallinaPertejUrdhëri i Ministrisë së Arsimit për frekuentimin 3 javë të auditorëve, nuk gjen zbatim në gjithë universitetet

Urdhëri i Ministrisë së Arsimit për frekuentimin 3 javë të auditorëve, nuk gjen zbatim në gjithë universitetet

Pas 3 muajsh të zhvillimit të mësimit online, për shkak të pandemisë, universitetet në të gjithë vendin duhet të zhvillojnë mësim në auditorë për jo më pak se 3 javë, gjatë qershorit  sipas urdhërit të MASR.  Nga një vëzhgim i Faktoje rezuton se disa fakultete kanë përcaktuar një kohë edhe më të shkurtër frekuentimi, ose e kanë lënë në dorë të pedagogëve e studentëve rikthimin ose jo në auditore për shkaqe të sigurisë shëndetësore, ose arsye të tjera.

—————————————————————————————————————————————–

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka publikuar një urdhër me masat që duhet të merren nga institucionet publike të arsimit të lartë për mbylljen e vitit akademik 2019-2020.

Një nga katër pikat kryesore që përmban ky urdhër, është rikthimi i studentëve që presin të diplomohen, në auditorët e universiteteve. Rikthimi në auditor duhet të bëhet për përsëritjen e leksioneve, seminarëve apo punëve laboratorike brenda muajit qershor për një periudhë jo më pak se 3 javore.

Çfarë ka ndodhur me zbatimin e këtij urdhri në institucionet publike të arsimit të lartë?

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka njoftuar studentët se për ciklin e parë Bachelor do të ketë një rikthim 2 javor për përmbylljen e punëve laboratorike. Ndërsa për studentët e masterit nuk do të ketë rikthim për mësim në auditor.

Pavarësisht urdhërit të ministrisë që frekuentimi të jetë jo më pak se 3 javë, ky fakultet ka vendosur  që studentët të rikthehen në fakultet nga data 15-26 qershor.

Njoftimi i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Histori-Filologjisë nuk ka marrë një vendim nëse studentët do të kthehen në auditor, apo mësimi do të vazhdojë online. Sipas njoftimit nga ky fakultet, frekuentimi i auditorëve është opsional, në varësi të sigurisë për shëndetin.

Njoftimi i Fakultetit Histori-Filologji

Edhe në Universitetin e Mjekësisë, urdhri për rikthim jo më pak se 3 javë i studentëve nuk është zbatuar. Ashtu siç shihet edhe në urdhrin e publikuar në faqen zyrtare të UMED, rikthimi në auditor për përsëritje apo kryerjen e punëve laboratorike është vetëm për një ose dy javë, në varësi të degës së studimit.

Njoftim i Universitetit të Mjekësisë

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i  Ekonomisë ka njoftuar rikthimin e studentëve nga datat 1-20 qershor, duke respektuar kështu urdhrin që ka dhënë ministria e Arsimit për jo më pak se tre javë konsultime në auditoret e shkollave.

Njoftimi i Fakultetit të Shkencave Sociale

Njoftimi i Fakultetit të Ekonomisë

Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, e kanë zbatuar edhe Universiteti i “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Situata e krijuar nga COVID-19, çoi në pezullimin e zhvillimit të mësimit në auditore dhe u zëvendësua me mësimin online. Kjo ka sjellë vështirësi tek studentët, kryesisht për ata që janë në prag diplomimi.

Ganiu, i cili studion Financë në Universitetin e Durrësit i është rikthyer mësimit në auditor, por çdo ditë përballet me sfida. Përveç kostos së udhëtimit që e bën me taksi, pasi transporti publik ende nuk është hapur, Ganiu po gjen vështirësi me boshllëqet e krijuara për shkak të mësimit online.

“Është shumë e vështirë të kuptoj leksionet në auditor, kur 4 leksionet e paraardhëse janë shpjeguar online. Kam shumë paqartësi dhe pavarësisht që u ktheva në shkollë për rikuperim ,nuk e di si do të futem në provime. Më duhen patjetër rezultate të mira pasi dua të vazhdoj master shkencor në Tiranë, por nuk e di sa do t’ia dal.”-thotë ai për Faktoje.

Universiteti i Durresit
Universiteti i Durresit
Universiteti i Durresit
Universiteti i Durresit
Univeristeti i Durresit
Univeristeti i Durresit
Universiteti i Gjirokastres
Universiteti i Gjirokastres
Universiteti i Gjirokastres
Universiteti i Gjirokastres
Universiteti i Elbasanit
Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Histori-Filologjise
Fakulteti i Histori-Filologjise

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img