BallinaProjekteForcimi i gazetarisë fact-checkingTransporti Urban në krizë/ Subvencioni i premtuar nuk është lëvruar plotësisht

Transporti Urban në krizë/ Subvencioni i premtuar nuk është lëvruar plotësisht

Ina Allkanjari

Përfaqësues të Transportit Publik kanë deklaruar për Faktoje se kanë kaluar 2 muaj pasi qeveria shqiptare miratoi paketën e Rezistencës Sociale dhe ata ende nuk kanë marrë subvencionet e premtuara, duke u përballur me një krizë financiare. Por ky pretendim i tyre, hidhet poshtë nga Agjencia për Median dhe Informimin e cila thotë për Faktoje se 10 subjekte janë rimbursuar, ndërsa 15 të tjera janë në proces verifikimi. Fondi i kompensuar deri tani për këto subjekte është në vlerën 16,035,417 lekë”.

———————–

“Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit”, deklaroi në 12 Mars kryeministri Edi Rama.

Në datë 17 maj Faktoje iu drejtua kreut të Shoqatës së Transportit Urban Qytetas, Rixhin Qoshja i cili u shpreh se operatorëve të transportit urban, ende nuk u ka kaluar subvencioni i parashikuar nga qeveria.

“Subvencioni i parashikuar nga qeveria ende nuk ka kaluar. Duke qenë se shuma e premtuar ende nuk është marrë nga operatorët, transporti urban është futur në borxhe. Ose janë duke mbuluar humbjet me aktivitete të tjera që operatorët kanë për të vazhduar shërbimin”, tha Qoshja.

Më 17 maj Faktoje përmes një kërkese për informacion drejtuar Bashkisë Tiranë dhe Agjencisë për Median dhe Informimin kërkoi të mësojë pse deri më tani operatorët e transportit urban nuk e kanë përfituar subvencionion e premtuar nga qeveria.

Agjencia për Median dhe Informimin, në përgjigjen e saj për Faktoje në datë 20 maj na tregon se fondet e operatorëve për transportin urban, kanë filluar të shqyrtohen dhe kompesohen. Nëpërmjet komunikimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, MIA shkruan se aktualisht 10 subjekte janë rimbursuar, ndërsa 15 të tjera janë në proces verifikimi.

“Në total janë regjistruar 25 subjekte, të cilat kanë aplikuar për të përfituar nga kompensimi i diferencës së çmimit të biletës së transportit qytetas dhe ndërqytetas nga qeveria shqiptare, nga të cilat, 10 të tjerat janë rimbursuar, ndërsa 15 subjekte janë në proces verifikimi.

Fondi i kompensuar deri tani  për këto subjekte është në vlerën  16,035,417 lekë”,  shkruan për Faktoje Agjencia për Media dhe Informim pas komunikimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave”.

Screenshot, përgjigja e Agjencisë për Median dhe Informimin datë 20.05.2022

Pas përgjigjes së ardhur nga Ministria e Financave nëpërmjet Agjencisë për Median dhe Informimin, Faktoje iu drejtua përfaqësuesit të Unionit të Transportit Publik, Dashnor Memaj. Por ai deklaroi se deri më datë 23 Maj asnjë nga operatorët e transportit urban nuk e kanë marrë pjesën e pagesës.

“Jemi në fazën përfundimtare, një pjesë e subjekteve i kanë dorëzuar dokumentat e kërkuara. Edhe mua përpara një orë më lajmëruan që brenda dy ditëve do të kalojnë subvencionet për operatorët e parë që kanë dorëzuar dokumentat. Deri në këto momente që bisedojmë bashkë nuk kanë marrë asnjë nga operatorët pjesën e pagesës.

Në kuadër të pasojave që kjo vonesë ka sjellë për transportin urban Memaj tregon:

“Natyrisht që para 3 muajsh kur nafta filloi të kaloi pragun 200 lekë deri më sot ne kemi jetuar me sforco ekonomike, që do të thotë nuk kemi qenë me performancë 100% të flotës, por jemi munduar të mbajm linjat duke nxjerrë disa mjete dhe duke I shërbyer qytetarëve. Por kurrë nuk ka pasur një dorëzim të mirëfilltë të punës dhe të shërbimit.

Shërbimi Publik urban kërkon një ndërhyrje afatgjatë dhë të qëndrueshme,pasi problematikat e mbartura ndër vite janë të mëdha”, thotë Memaj.

Përfaqësues i Unionit të Transportit Publik, Dashnor Memaj

Më tej Memaj shprehet se edhe nëse subvencionohen, bëhet fjalë për një mbështejtje 3 mujore e cila nuk e zgjidh problematikën që ka përfshirë transportin publik.

“Subvencioni në vetvete është 3 mujor dhe nuk e zgjidh problemin. Na janë grumbulluar aq shumë borxhe sa ato lekë që do merren, nëse do të merren do të shkojnë direkt te likujdimi i borxheve të naftës”.

Qytetarët që duhet të lëvizin më transportin publik përballen më një shërbim jo cilësor. Autobuza të tejmbushur, frekuenca e orareve e zgjatur. Por nga ana tjetër edhe operatorët duket se përballen më vështirësi të tjera. Zoti Dashnor Memaj thotë se një pjesë e tyre kanë frikë të ngrejnë zërin  pasi  kjo mund të ndikojë në  mos përfitimin e subvencionit të premtuar të cilët duhet ta marrin të gjithë.

Prej rreth 2 vitesh tashmë, punonjësit dhe përfaqësuesit e transportit urban shprehen se po përballen me vështirësi të shtuara ekonomike. Në muajin gusht 2020 transporti publik u rihap, u shoqërua me reduktim rreth 50% të përdoruesve, ndaj shoqata kërkoi ndihmë nga qeveria për përballimin e kostove.

Tabelë e krijuar nga Faktoje, kërkesat e paraqitura nga Shoqata e Transportit në Tiranë në muajin shkurt

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img