Institucionet duhet të bëjnë transparencë dhe media duhet t’i nxisë ato të bëjnë llogaridhënien ndaj qytetarëve. Jo gjithmonë procesi i kërkimit dhe i dhënies së informacionit është i thjeshtë, shpesh herë institucionet e mohojnë atë nëpërmjet praktikave të ndryshme, që e zgjasin procesin dhe në shumë raste informacioni ‘kalbet’ dhe nuk është më i dobishëm për të informuar saktësisht qytetarët.

Këto ishin disa aspekte që u diskutuan gjatë aktivitetit të zhvilluar më 2 tetor, në qytetin e Korçës.  Trajnimin i organizuar nga Faktoje me temë “Verifikimi i Fakteve dhe rëndësia e ligjit për të Drejtën e Informimit”, bëri bashkë gazetarë, koordinatorë të institucioneve publike shtetërore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë.

Gazetarë, por dhe koordintorë lokal ndanë gjatë takimi eksperiencat e tyre, duke e vënë theksin tek rëndësia e këtyre takimeve informuese mes palëve, si mënyrë për të diskutuar dhe për të përmirësua procesin e përcjelljes së inormacionit.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, z. Reinout Vos, i cili theksoi rëndësinë që ka e vërteta në shoqërinë e sotme.

“E vërteta po e humb vlerën në shoqërinë moderne, prandaj është e rëndësishme të bëjmë transparencë dhe informimin e saktë të publikut.  Unë jam i lumtur që keni organizuar këtë workshop sot, për të pasur një shkëmbim të eksperiencave, të mendimeve, se si gjërat mund të përmirësohen, cilat janë praktikat më të mira, cilat janë praktikat më të këqija dhe si mund ta menaxhoni si gazetar, apo si punonjës i administratës shtetërore për të siguruar të Drejtën për Informim” – u shpreh ambasadori.

Faktoje, në bashkëpunim me institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ka zhvilluar 19 trajnime në mbi 10 qytete, duke ndarë ekspertizën mbi zbatimin e Ligjit të Informimit dhe ndryshimet e propozuara, në mënyrë që të gjitha palët të kenë të njëjtin të kuptuar, që ndihmon në rritjen e transparencës.

 “Çdo punonjës i administratës publike ngarkohet me përgjegjësi për shkelje të Ligjit Për të Drejtën e Informimit. Moszbatimi i vendimit të Komisionerit përbën kundërvajte administrative dhe sanksionohet me gjobë; Parashikohet detyrimi i Autoritetit Publik për të pasur ëebsite dhe të vendoset data e fundit e përditësimit të informacionit; Garantohet qëndrueshmëri e koordinatorit për të Drejtën e informimit; Autoritetet publike detyrohen të përditësojnë regjistrin çdo 1 muaj (3 muaj afati i  mëparshëm); Autoritetet publike detyrohen të bashkëpunojnë me Komisionerin; Autoritetet publike duhet të raportojnë të dhëna statistikore çdo fillim viti për vitin e kaluar; Ulet kufiri minimal i gjobave” –bëri të ditur drejtoresha e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, znj. Elona Hoxhaj.

Eksperti i medias, njëkohësisht avokat, zoti Dorian Matlija bëri të ditur se në rreth 90% të rasteve janë marrë përgjigje nga kërkesat për informacion që janë dërguar në drejtim të institucioneve publike.

“Duke përdorur ligjin shpesh, vendosni nën presion koordinatorët dhe zyrtarët e tjerë për të respektuar detyrimet dhe për të mos marrë ndëshkime. Sa më shumë ta përdorni ligjin, aq më shumë do të evidentohen pikat e dobëta të tij dhe herët a vonë do të mundeni të advokoni për përmirësimin e tij. Sa më shumë ta përdorni ligjin, aq më të mirë do të bëhen edhe programet e transparencës”-sqaroi Matlija.

Faktoje, në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit ka zhvilluar dhjetra trajnime me mbi 320 koordinatorë, gazetarë dhe student. Trajnimet e organizuara në Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Shijak, Lushnjë, Korçë, Berat, Kamzë dhe Tiranë, janë zhvilluar si pjesë e projektit “Forcimi i gazetarisë Fact-Checking” në kuadër të programit MATRA, mbështetur nga Ministria e Jashtme e Mbretëria e Vendeve të Ulëta.

Artikulli paraprakAlarmi për ADN në vaksinat mRNA, një keqinterpretim i shkencës
Artikulli tjetërTestimi i sistemit të emergjencave në SHBA ngjall teoritë konspirative
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.