HomeProjekte25 fakte për t'u faktuarMonitorimi i transparencës dhe mbajtjes së premtimeve, Faktoje prezanton raportin në Bashkinë e Shijakut

Monitorimi i transparencës dhe mbajtjes së premtimeve, Faktoje prezanton raportin në Bashkinë e Shijakut

Për të tretin vit radhazi, Qendra mediatike Faktoje implementoi Projektin “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga organizata “National Endowment for Democracy” (NED).

Gjatë këtij viti në ‘lupën’ e monitorimit të gazetarëve lokalë, Faktojes dhe shoqërisë civile ishin 10 bashki; Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shijak, Krujë dhe Kurbin; 6 prej të cilave të prekura nga tërmeti i vitit 2019 dhe pjesa tjetër bashki për të cilat u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore në mars 2022.

Monitorimi është përqendruar në dy elementë kryesorë: a) nivelin e transparencës së pushtetit vendor b) përmbushjen e premtimeve elektorale të dhëna në fushatë.

Rezultatet e monitorimit për vitin 2022 për Bashkinë Shijak në komponentin e transparencës e rendisin në vendin e 3 nga 10 në total.

Bashkitë me performancën më të lartë të transparencës janë ajo e Shkodrës dhe Lezhës me 100%.

Sa i takon mbajtjes së premtimeve, Bashkia e Shijakut ka përmbushur vetëm një nga katër premtimet elektorale të dhëna, një premtim është gjysmë i mbajtur dhe dy të tjerë të pambajtur.

Në total, nga 40 premtimet publike në 10 bashkitë e monitoruara janë mbajtur plotësisht vetëm 10 prej tyre, 20 janë premtime të pambajtura dhe 10 të tjera pjesërisht të mbajtura.

Gjithashtu, në raport gjendet edhe monitorimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Këshillit Vendor Rinor, një detyrim ligjor i bashkive që do të shërbente në fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikëbërëse; në rastin e Bashkisë Shijak, Këshilli Vendor Rinor nuk konsiderohet i ngritur.

“Nga 10 (dhjetë) bashki nën monitorim, 6 (gjashtë) prej tyre e kanë ngritur Këshillin Vendor Rinor me Vendim të Këshillit Bashkiak; 3 (tre) prej tyre janë në proces përzgjedhjeje të anëtarëve të KVR-ve, ndërsa në 1 (një) bashki rezulton të mos e ketë nisur ende procesin e ngritjes se KVR-së.”- sugjerojnë gjetjet e raportit të monitorimit për vitin 2022.

Synimi i projekti “40 premtime, 10 bashki” për vitin 2022, mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) ishte monitorimi i bashkive sa i përket mbajtjes së premtimeve dhe transparencës, me qëllim që t’i ndihmojë bashkitë e monitoruara të rrisin transparencën, të nxisin llogaridhënien si dhe të përmiresojnë shërbimet për qytetarët.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img

Website është në proces rindërtimi, ju falënderojmë për kuptimin dhe durimin tuaj.

X