BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookStudimi mbi vaksinimin në shkolla u keqinterpretua

Studimi mbi vaksinimin në shkolla u keqinterpretua

Nuk ka ende një studim që të konfirmojë se vaksina Covid-19 është “shumë herë më e keqe se virusi.” Hulumtimi i “Faktoje” zbuloi se si përfundimet e një studimi shkencor janë prezantuar në mënyrë manipulative nga konspiracionistët anti-vaksinim. Një keqintepretim i tillë mund të çojë në mosvaksinimin e popullatës së gjerë si dhe grupeve që janë veçanërisht të rrezikuara nga Covid-19.

Patris Pustina

“Shumë herë më keq se vetë virusi” paralajmëron titulli i një artikulli të Hashtag.al, i marrë dhe i përkthyer më 15 shtator nga një artikull në gjuhën angleze nga The Epoch Times

Një ekip prej nëntë ekspertësh nga qendra universitetet e Harvardit, Johns Hopkins dhe universitete të tjera ka publikuar kërkime të ndryshimit të paradigmës në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave të Covid-19 dhe pse detyrimi i vaksinave për studentët e kolegjit është joetik.”

Ky paragrafi hyrës i referohet draftit të një artikulli të disa studiuesve, i cili nuk i është nënshtruar ende fazës së ‘peer-review’, një faze kyçe e çdo studimi shkencor ku studiues të tjerë lexojnë dhe vlerësojnë punën e kolegëve, përpara se ajo të botohet në një publikim shkencor. Për më tepër, vlen të përmendet se artikulli në fjalë është një artikull që synon të ofrojë rekomandime mbi etikën e një mase frenuese nga universitetet private të studentëve të pavaksinuar, dhe jo një studim i mirëfilltë laboratorik i autorëve. 

Përdorimi i fjalëve “ndryshimi i paradigmës në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave të Covid-19” lë të kuptohet se artikulli ka rritur në konkluzione mbi veprimin e vaksinës anti-Covid në të gjithë popullatën. Ndërkohë, në të vërtetë, ai është marrë vetëm me efektin e dozës së tretë specifikisht tek moshat 18-29 vjeç. Një keqintepretim i tillë mund të çojë në mosvaksinimin e popullatës së gjerë si dhe grupeve që janë veçanërisht të rrezikuara nga Covid-19.

Artikulli në media gjithashtu pretendon se “urdhri për dozat përforcuese Covid-19 për të rinjtë mund të shkaktojnë 18 deri në 98 efekte të padëshiruara serioze për çdo shtrim në spital të lidhur me infeksionin Covid-19 që teorikisht duhet të ishte parandaluar.” Një nga autoret e artikullit shkencor tha për Lead Stories se kjo shifër është një përllogaritje nga autorët për sa efekte të padëshiruara mund të ndodhin nëse një universitet me 30,000 studentë do të merrte dozën e tretë. “Në një shkallë më të gjerë, si vaksinimi me dozën e tretë të ~25 milionë të rinjsh në këtë grupmoshë, sigurisht që 18-98 efekte të padëshiruara do të përpjesëtoheshin me shumë më shumë njerëz,” tha Allison Krug.

Pretendimi se vaksinimi kundër Covid-19 është “shumë herë më keq se vetë virusi” përqëndrohet vetëm tek ekstremet e mundshme të një sërë dëmesh të vëna në dukje në artikull, pa përmendur pjesën tjetër të gamës së rezultateve të mundshme. Vetë artikulli studimor paralajmëron se analiza e tij është e limituar. Të dhënat që ai analizon janë të limituara ekskluzivisht tek raportet nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA), të dhënat mbi ‘ngjarjet e padëshiruara’ nga testet klinike. Në disa raste, mosha dhe seksi i personit të ndikuar nuk dihej sepse të dhënat në nivel individual nuk janë bërë ende publike.

Për më tepër, VAERS (Sistemi i Raportimit të Efekteve të Padëshiruara nga Vaksina), nga studimi ka marrë të dhënat, shërben deri tani si një sistem primitiv paralajmërimi. Çdokush me një lidhje interneti mund të hyjë dhe të shtojë një raport në VAERS. Vetë faqja online e sistemit paralajmëron se informacioni i ruajtur në të nuk mund të përdoret si provë e vetme se vaksina shkakton një efekt të padëshiruar sepse lidhja me vaksinimit dhe efektit të raportuar nga përdoruesit është një lidhje kohore, dhe jo domosdoshmërisht lidhje shkak-pasojë.

Faqja online e VAERS këshillon kundër përdorimit të të dhënave të sistemit për të bërë një lidhje shkak-pasojë mes vaksinimit dhe efekteve të padëshiruara

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img