BallinaPertejShpërdorim fondesh në kohë krize, bashkitë shtuan tenderat gjatë pandemisë

Shpërdorim fondesh në kohë krize, bashkitë shtuan tenderat gjatë pandemisë

Dy urdhra të njëpasnjëshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik, nuk frenuan bashkitë të shpallnin tendera “të panevojshëm” në kushtet e pandemisë nga Covid-19. Madje, periudha mars- prill 2020 shënoi një rritje me 4 mld lekë më shumë për tendera, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë prillit, pushteti vendor shpalli 184 tendera “të zakonshëm” dhe vetëm 12 që kishin lidhje me emergjencën e pandemisë.


Pandemia “Covid-19”, përveç aspektit shëndetësor goditi rëndë ekonominë e vendit. Banka
Botërore paralajmëroi se ekonomia shqiptare mund të tkurret me 5 për qind si pasojë e “Covid-
19”. Nga ana tjetër, gjatë muajit mars 2020, bashkitë në vend njoftuan 9,508,152,997 lekë tendera.

Më 31 mars 2020, Agjencia e Prokurimit Publik, duke vlerësuar situatën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë “Covid-19”, kërkoi anulimin e shpalljeve të reja dhe pezullimin e prokurimeve “të panevojshme” në kuadër të masave shtrënguese ndaj COVID-19.

Urdhëri i APP drejtuar pushtetit qendror dhe atij vendor

Pavarësisht situatës, bashkitë nuk i ndaluan tenderat!

Edhe pas urdhrit të 31 marsit të APP-së, bashkitë në vend vijuan tenderimet. Në muajin prill 2020, sipas “Open Data Albania”, këto institucione shpallën 194 tendera me vlerë totale 2,493,928,789 lekë. Por, nga 196 tendera të shpallur gjatë muajit prill nga bashkitë, vetëm 12 prej tyre lidhen me pandeminë ndërsa 184 janë thirrje për veprimtari që nuk lidhjen me “Covid-19”. E thënë në shifra, për pandeminë “Covid-19” u tenderuar 5 milionë lekë në muajin prill, ndërsa 2,44 miliard lekë nuk kanë qenë tenderë të lidhur me situatën apo emergjente.

Nga ana tjetër, Agjencia e Prokurimit Publik, më 23 prill kërkoi nga pushteti vendor dhe ai lokal
shmangien e tenderimeve të drejtpërdrejta, duke e përdorur vetëm në rastet kur situata paraqitet
emergjente dhe kur justifikohet veprimtaria.

Urdhëri i APP drejtuar pushtetit qendror dhe atij vendor

Siç raporton Open Data Albania, tenderat me procedure të drejtpërdrejtë, pra kur institucioni e
zgjedh vetë përfituesin, janë një problem më vete. Bashkia Tiranë është një ndër institucionet me
numrin më të lartë të tenderave me procedurë të drejtpërdrejtë, me gati 40 për qind të totalit.

Tendera me procedurë të drejtpërdrejtë, Bashkia Tiranë

Duke qenë se gjatë gjithë muajit prill, bashkitë vijuan me tenderat që s’kishin lidhje me pandeminë, Agjencia e Prokurimit Publik ripërsëriti thirrjen për pezullimin e procedurave të prokurimit, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domosdoshme.

Urdhër nga APP, datë 06.05.2020

Faktoje”, u përpoq të kontaktojë me bashkitë Tiranë dhe Vlorë për t’i pyetur mbi shpenzimet e
kryera për tenderat që s’kanë lidhje me pandeminë, por asnjë prej institucioneve nuk preferoi të
jepte një përgjigje.
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko argumenton se bashkitë kanë kryer blerje jo emergjente
duke mos u përshtatur me situatën. Natyrisht që ky është një tregues papërgjegjshmërie, e pakta që mund të thuhet. Bashkitë e kanë kuptuar që situata buxhetore mund të kolapsonte dhe kanë nxituar të realizojnë çfarë blerjesh kishin mundësi të kryenin, duke përdorur artifica apo vrima që mund të gjenin në legjislacion. Por kjo do të thotë që të mos jesh i përgjegjshëm dhe të mos jetosh me situatën. Ato lekë që u shpenzuan për blerje jo emergjente, mund të ishin jetike në një sektor tjetër. Kjo duket se as iu ka interesuar fare bashkive, u shpreh Soko.

Soko shtoi gjithashtu se disa bashki duhet të jen subjekt i APP-sè apo KLSH-së për të kuptuar procedurat e ndjekura në tenderime. Aktiviteti i Bashkive patjetër që do të jetë subjekt revizionimi. Për rastet specifike të Bashkisë Vlorë dhe Tiranë nuk di të shprehem a ka shkelje të procedurës ligjore. Unë kam parë raste kur bashki të ndryshme kanë realizuar procedura tenderimi për blerje jo emergjente dhe jo në lidhje me pandeminë dhe natyrisht ato raste duhet të investigohen nga APP apo KLSH, shtoi Soko.

Siç edhe rezulton nga verifikimet e mësipërme, bashkitë në vend kanë “injoruar” situatën e
jashtëzakonshme ku ndodhet vendi, pasojë e pandemisë “Covid-19” duke thyer njëherazi edhe thirrjet e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img