BallinaPertejSa po funksionon mësimi “online” në fakultete?

Sa po funksionon mësimi “online” në fakultete?

Dhjetë ditë pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë për pezullimin e procesit mësimor, Universiteti i Durrësit, ishte i pari që zbatoi mësimin online. Përmes platformave “Google Classroom”, “Goolge Meet”, “Zoom” apo “Eztalks” edhe universitetet e tjera në vend ndoqën të njëjtën mënyrë zhvillimi të procesit mësimor. A ishte një mënyrë e arritshme për të gjithë studentët mësimi online, ndërsa ka kaluar më shumë se një muaj nga nisja?


Pas konfirmimit të dy rasteve të para pozitive me koronavirus më 9 mars, Ministria e Shëndetësisë kërkoi marrjen e masave në të gjitha sistemet e vendit me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit “Covid-19”. Ministria e Arsimit, po atë ditë njoftoi pezullimin e procesit mësimit në kopshte e shkolla dhe po kështu vendosën edhe dekanët e fakulteteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, INSTAT në sistemin e lartë arsimor, janë të regjistruar rreth 140.000 studentë, nga të cilët 113.000 në ciklin e studimeve “Bachelor” dhe rreth 27.000 në ciklin e studimimeve “Master”.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” më 27 mars njoftoi se deri në atë moment 49,400 studentë po ndiqnin leksionet online.

49,400 studentë po ndjekin leksionet online nga pedagogët e tyre. Përgëzoj universitetet që ndërmorrën menjëherë masa për të vijuar punën me studentët e tyre në kushte shtëpie. Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen të gjithë studentët në mësimin online,” – shkruante Shahini.

Postimi në rrjetin social, “Facebook” i ministres Shahini

Po si ka ecur procesi mësimor “online” në fakultete sipas studentëve?

Pjesërisht. Një pjesë relativisht e vogël i ndjek rregullisht. Unë personalisht përpiqem, por nuk arrij kurrsesi t’i ndjek të gjitha leksionet. Është e vështirë, për të qenë e sinqertë. Nuk kemi patur eksperienca të mëparshme. Nuk është se platformat janë të vështira për t’u përdour, por gjithsesi në momentin që nuk i ke praktikuar më herët, mbetet disi e komplikuar,” – shprehet O.D., student i vitit të parë “Master”, në profilin “Marketing Mediatik” në Fakultetin Histori Filologji në UT.

Për studenten e vitit të dytë në ciklin e studimeve “Master” në profilin “Marrëdhënie me Publikun” E.N., vështirësita qëndron tek mungesa e internetit, sepse ai kushton.

Është thuajse e pamundur të ndjekësh 2 orë leskion përditë me anë të internetit në celuar. Unë nuk kam WI-Fi në shtëpi. Platformat kërkojnë madje edhe një cilësi të mirë interneti. Paketet që kompanitë celulare ofrojnë, janë të pamjaftueshme edhe në kushte të tjera, e jo më tani. Përpiqem të ndjek tërthorazi leksionet, e më së shumti e përdor internetin në takimet “Online” për punimin e temës së diplomës,” – i tha “Faktojes”, E.N.

Aksesimi i platformave ku zhvilllohet mësimi online, sfidë më vete!

Nuk kemi pjesëmarrje të madhe për shkak se nuk dimw të përdorim programet si Google Meet,” i tha “Faktojes” E.C. nga  Universiteti “Aleksandër Moisiu në profilin “Teknologji automobilash”.

Disa ankohen se pedagogët nuk respektojnë oraret për zhvillimin e procesit mësimor!

Disa pedagogë respektojnë ditën por jo orarin. Ca të tjerë i zhvendosin oraret “aty për aty”. Në disa raste i ndryshojmë në bashkëpunim me ta” i tha “Faktojes” studenti E.M. i cili studion në Fakultetin e Inxhinierisë në UT.

Problematikat lidhur me zhvillimin e procesit mësimor online i konstatoi edhe një pyetësor i “Lëvizjes Për Universitetin”, të cilit iu përgjigjën 1570 studentë.

Vetëm 28% e studentëve i konsiderojnë të përshtatshme video-takimet sipas orarit mësimor. Vetëm 24% e studentëve janë dakordësuar me pedagogët për mënyrat e zhvillimit të mësimit. Rreth 60% e studentëve nuk e konsiderojnë të përshtatshëm mësimin online, – janë disa nga rezultatet e pyetësorit të Lëviznes për Universitetin.

Pyetësor i Lëvizja për Universitetin

“Përtej 50% të studentëve që ndjehen vetëm të stresuar, rreth 28% kanë vështirësi ekonomike dhe rreth 8% të tjerë duhet të kryejnë edhe punë paralelisht,” – është një tjetër përfundim i dalë nga pyetësori.

Një pyetësor me një kampion prej më shumë se 2,000 studentësh i organizuar nga “Unioni i Këshillave Studentorë”, arriti në përfundimin se për shumë studentë, mungesa e internetit është “sfida” kryesore për zhvillimin e procesit mësimor online.

  • Pamundësia ekonomike për akses të rregullt në internet (më së shumti studentë që jetojnë në rrethe)
  • Mungesa e mjeteve të nevojshme për realizimin e mësimit online për të cilat nevojiten shpenzime ekstra të konsiderueshme.

Pyetësor, Unioni i Këshillave Studentorë

Faktoje“, përmes një “votimi” në rrjetin social, “Facebook” pyeti studentët mbi zhvillimin e procesit mësimor.

Vetëm 56 për qind e votuesve pohojnë se po ndjekin zhvillimin e procesit mësmor.

Kur ende nuk ka një afat apo parashikim se deri kur do zgjasë pezullimi i procesit mësimor si pasojë e pandemisë “Covid-19”, ajo që mund të thuhet me siguri është se “studentët po gjenden në vëshirësi”.

Aurora Shpataj & Marjo Brakaj

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img