BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëRama: Deri në fund të muajit prill, 50% më shumë internet falas

Rama: Deri në fund të muajit prill, 50% më shumë internet falas

Disa ditë pas nxjerrjes së akteve normative për kufizim drastik të lëvizjes, kryeministri Rama njoftoi se individët do të përfitonin internet falas. “Faktoje” pyeti abonentë të kompanive të ndryshme celulare, por rezultoi se jo të gjithë kanë përfituar internet falas, aq më tepër në masën 50%.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

“Nga nesër e deri në fund të muajit prill 2020, po ju them, së pari 50% më shumë internet falas.”

Kjo është deklarata që kryeministri Rama bëri në datën 20 mars 2020 gjatë një komunikimi në Facebook me qytetarët. Ai shtoi më tej se administrimi i duhur i rrjeteve dhe i shërbimeve elektronike është një nga pikat nevralgjike të krizës.

Që kur nisën masat kufizuese ndaj covid 19, interneti u kthye në mundësi për të punuar apo mësuar nga shtëpia,në pamundësi për të dalë nga shtëpia, por nga ana tjetër ai kushton.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë me këtë ‘ofertë’ që kryeministri e bëri publike? Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” bëri një verifikim dhe arriti në përfundim se jo të gjithë qytetarët kanë përfituar 50% më shumë internet falas.

Fillimisht ne kontrolluam njoftimet e 2 kompanive më të mëdha të telefonisë celulare në Shqipëri, të publikuara fill pas urdhërit të kryeministrit.

Në njoftimin e  kompanisë së parë thuhet: “Për të gjitha paketat që aktivizohen nga sot deri në datën 30 Prill 2020, planet me parapagesë do të kenë +50% volum më të lartë të internetit, duke kushtëzuar kështu dhënien e internetit me blerjen e një pakete.

Ndërsa në njoftimin e kompanisë së dytë thuhet :” Të gjithë klientët  me parapagesë ose kontratë,  do të përfitojnë deri 50% më shumë internet në   paketat e tyre, duke nisur nga nesër e deri në fund të muajit prill. Secili prej klientëve tanë me parapagesë do të marrë 50% më shumë internet, sipas paketës që zgjedh.

Nga këto paketa ka pasur qytetarë të cilët kanë përfituar si në dy rastet konkrete ku na kanë dërguar mesazhet e mbërritura nga kompanitë përkatëse.

Megjithatë ka pasur shumë klientë të tjerë të cilët  nuk kanë përfituar 50% më shumë internet sikurse është lajmëruar. Për këtë kemi sjellë raste konkrete nga qytetarë të tjerë të cilët edhe pse kanë aktivizuar paketat mujore nuk kanë përfituar asnjë GB shtesë.

Abonenti tha se kompania nuk ka shtuar asnjë GB më tepër nga ajo çfarë ka marrë zakonisht pasi 6 GB përfshihet në këtë paketë që kushton 1500 lekë.

 

Rasti i dytë:

Edhe  këtu qytetari thotë se nuk ka përfituar asnjë shtesë të internetit sikurse u fol. 6GB ishte njësia që ai merrte edhe më përpara përmes paketës.

Një tjetër abonent i një kompanie celulare, thotë se me aktivizimin e shtesës së internetit sipas kompanisë do  t’i shtoheshin edhe GB  por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe në pikën ku bëri rimbushje nuk dhanë një shpjegim.

Edhe ky është një tjetër rast kur qytetari na ka dërguar mesazhin nga operatori telefonik në të cilin nuk njoftohet për asnjë shtesë të njësive falas.

Faktoje bëri një anketë në rrjetet sociale ku pyeti ndjekesit, nëse përfituan internet falas pas 20 marsit, ashtu siç premtoi kryeministri. Nga ky anketim 28 persona nuk kishin përfituar 50% internet më shumë ndërsa 2 të tjerë kishin përfituar.

Nisur nga këto të dhëna deklaratën e Kryeministrit Rama do ta kategorizojmë si Gjysmë të Vërtetë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img