BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNë Mekë nuk ra borë në 1 janar. Video e publikuar u manipulua

Në Mekë nuk ra borë në 1 janar. Video e publikuar u manipulua

Në rrjete sociale po shpërndahet një video që tregon se Xhamia e Madhe në Mekë është mbuluar nga dëbora më 1 janar. Nga verifikimet rezulton se pamjet janë manipuluar në mënyrë digjitale pasi Meka nuk është përfshirë nga bora këtë fillimviti.

 

Një video që tregon pamje të Xhamisë së Madhe në Mekë të përfshirë nga reshjet e borës më 1 janar po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke qënë se në Arabinë Saudite dëbora është një fenomen i rrallë natyror. Video është ndarë edhe nga një përdorues i Facebook në Shqipëri, duke e shoqëruar me tekstin: “Borë në Mekë!”

Verifikimet tregojnë se njerëzit kanë rënë pre e një mashtrimi digjital. Video është përpunuar në mënyrë digjitale, pasi në Arabinë Saudite nuk ka rënë borë. Kjo video është trajtuar me më shumë seriozitet se një shaka e vitit të ri, për vetë faktin se Meka është një nga vendet më të shenjta të besimtarëve muslimanë në të gjithë botën.

Të parët që kanë zbuluar këtë manipulim të videos dhe janë përpjekur të sqarojnë për publikun kanë qënë vetë banorët e Arabisë, të cilët nuk kanë përjetuar një mot të tillë të ftohtë në ditët e para të vitit.

Kolegët tanë në Arabi nga theislamicinformation.com raportojnë se video e shpërndarë në rrjete sociale është e rremë.“Temperatura në xhami në verë arrin deri në 50 gradë Celsius. Videoja është edituar dhe bora zhduket në vende të caktuara. Arsyet e krijimit të një videoje të tillë false mund të jenë financiare, për vëmendje në rrjetet sociale apo për të fituar ndjekës,” shkruan agjencia.

Edhe kolegët e Reuters shkruajnë se videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale, e cila citon zëdhënësin e Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, Hussein Al Qahtani.

Edhe në një postim në Twitter të postuar në faqen zyrtare të Arabia Weather, (faqe për monitorimin e motit) thuhet se videoja që qarkullon me titull: “Bora e parë në Mekë” është një video e ndryshuar teknikisht me filtra, sepse temperatura në Mekë është 30 gradë celsius dhe kushtet klimatike nuk janë gati për borë.

Kontrollues të tjerë të fakteve kanë dalë në të njëjtat përfundime, se videoja është ndryshuar në mënyrë digjitale. Tentativa për të denoncuar këtë rast në mediat sociale janë ndërmarrë edhe nga klerikë të ndryshëm muslimanë, të cilët kanë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

 

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

 

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Gazetare Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës në nivelin “Bachelor” si dhe ka kryer studimet në të njëjtin fakultet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”. Esmeralda ka më shumë se 10 vite që punon si gazetare ekonomie në media të ndryshme, kryesisht televizione. Fillimet e saj kanë qënë në Platformën Tring, si pjesë e kanalit informativ “7 News” ku ka mbuluar raportimet mbi çështjet me karakter social dhe ekonomik. Në mars të 2013, Esmeralda ka punuar si gazetare dhe njëkohësisht si folëse lajmesh në televizionin “Agon Channel”, ndërkohë që nga shtatori i 2015 ka qënë pjesë e redaksisë së lajmeve në RTSH si gazetare ekonomie, folëse lajmesh si dhe pjesë e stafit të emisionit “Përballë” nën autorësinë e Lutfi Dervishit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img