BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookVideo e manipuluar e Biden gjatë fjalimit përkujtimor për sulmin ndaj Kongresit

Video e manipuluar e Biden gjatë fjalimit përkujtimor për sulmin ndaj Kongresit

Video më e fundit që tenton të provojë se presidenti amerikan Joe Biden ka probleme fizike për shkak të moshës së tij rezulton se është manipuluar qëllimisht. Programet kompjuterike kanë ndryshuar qëllimisht pamjen e Biden gjatë fjalës së tij në përkujtimin e sulmit nga mbështetësit e Trump ndaj Kongresit. 

———–

Një video e modifikuar e presidentit amerikan Joe Biden po qarkullohet në rrjetet sociale si e vërtetë. Në të, tregohet Biden gjatë një fjalimi me tipare të përçudnuara. Kjo i përshtatet narrativës së përdorur shpesh kundër Biden që e etiketon atë si shumë plak për të qenë i aftë të kryejë funksionin e tij, por edhe teorive më ekstreme konspiracioniste që pretendojnë se Biden (dhe “elita të tjera globaliste”) janë në të vërtetë klone, robotë, apo alienë me tipare zvarranikësh.

Klipi është i 6 janarit 2023, marrë nga një fjalim që Biden mbajti në një përkujtimore që shënonte kalimin e dy viteve nga ngjarjet e 6 janarit 2021 në Washington DC. Në klipin origjinal, fytyra e Biden është normale.

“Faktoje” krahasoi videon e modifikuar me atë origjinale për të treguar më qartë se kemi të bëjmë me një manipulim.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img