BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMarketing dizinformues me shifra të fryra viktimash dhe mjekë të rremë

Marketing dizinformues me shifra të fryra viktimash dhe mjekë të rremë

Trajtimi i parazitëve është një nga këshillat kryesore mjekësore që ofrohet në portale. Faktoje verifikoi se si marketing dizinformues me mjekë të rremë përdoret në këto artikuj në formë këshille për të sugjeruar medikamente “çudibërëse”.

————————————————————————————————————-

Sa më shumë panik të krijohet tek lexuesit, aq më të mëdha do të jenë klikimet. “Ky infeksion parazitar i mbyti 34 mijë shqiptarë këtë vit. Parazitologët japin alarmin dhe kërkojnë dorëzimin e menjëhershëm të produktit antiparazitar PARAZOL”, njofton titulli alarmues i portalit MedNet.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit për të informuar në mënyrë të saktë lexuesit mbi produktet që reklamohen online dhe sigurinë e tyre. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2021 u regjistruan 29.308 vdekje në Shqipëri. Bazuar në këto të dhëna, shifra prej 34 mijë viktimash shqiptare, dhe vetëm nga një lloj sëmundjeje, nga parazitët, duket se është fryrë qëllimisht ose i përket ndonjë vendi tjetër.

Kjo përforcohet më shumë kur konstatohet se artikulli ka probleme me shkrimin korrekt të gjuhës shqipe, pasi në disa raste nuk është përkthyer në mënyrë të saktë, duke përdorur fjali pa kuptim.

Një tjetër element I rëndësishëm në artikujt të tillë janë mjekët që reklamojnë preparatet. Mjeku i përdorur për të sugjeruar kurën sipas portalit është Daris Sula. Madje në shkrim thuhet se specialist në fjalë është edhe fitues i çmimeve të rëndësishme në fushën e mjekësisë. Mirëpo, gjatë një kërkimi që bëmë në listën zyrtare të mjekëve, ky emër nuk ekziston.

Gjithashtu, fotoja kryesore e përdorur në artikull është marrë në rrjet. Në bëmë një verifikim nëpërmjet TinEye, ku rezultoi se imazhi qarkullon në internet që prej vitit 2019.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur mjekë të rremë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit online.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img