BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar video ku presidenti Biden mbështet fitoren e Trump

E manipuluar video ku presidenti Biden mbështet fitoren e Trump

Video e bërë virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se presidenti amerikane Joe Biden mbështet rivalin e tij Donald Trump, rezulton të jetë e edituar. Faktoje sjell një sërë elementësh që e vërtetojnë këtë manipulim.

Një video është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, ku pretendohet se presidenti Joe Biden konfirmon se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA.

Ne nuk mund t’i rifitojmë këto zgjedhje…! Më falni! Ne mund të rizgjedhim vetëm Donald Trump”, citojnë presidentin Biden, përdoruesit e rrjeteve sociale.

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Por, si qëndron e vërteta e këtij klipi të shpërndarë? Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të videos, për të informuar në mënyrë të saktë lexuesit.

Gjatë një kërkimi online shihet se video i përket marsit të vitit 2020 dhe jo një shfaqjeje aktuale publike të Biden. Në fjalimin e mbajtur, Biden është shprehur se Trump do të rizgjidhej vetëm nëse demokratët zhvillojnë një fushatë negative.

Nëse doni një kandidat që do ta bashkojë këtë parti, i cili do të drejtojë një fushatë progresive, pozitive dhe do ta kthejë, kthejeni këtë primare nga një fushatë që ka të bëjë me sulmet negative në një fushatë për atë që ne jemi, sepse ne nuk mund të rizgjidhemi, ne nuk mund të fitojmë këto rizgjedhje – më falni, ne mund të rizgjedhim Donald Trumpin vetëm nëse nëse përfshihemi në këtë skuadër rrethore pushkatimi këtu, duhet të jetë një fushatë pozitive, ndaj bashkohuni me ne”.

Mirëpo, video reale është edituar, duke shtrembëruar dhe transformuar kuptimin e asaj që Biden deklaroi në fjalën e tij.  Versioni i prerë ndërpret pjesën e fundit të deklaratës së Biden, duke e bërë të duket sikur ai e përfundoi mendimin e tij duke thënë: “Ne mund të rizgjedhim vetëm Donald Trump“.

Ka shumë gjasa që origjina e këtij montazhi të jetë vetë kampi i Trump. Video është shpërndarë më parë gjerësisht në Twitter, ku Trump rishpërndau dy versione të videos së prerë, një nga ish-drejtori i mediave sociale në Shtëpinë e Bardhë, Dan Scavino dhe një nga themeluesi i organizatës konservatore ‘Turning Point USA’, Charlie Kirk.

Video që bëri xhiron e mediave sociale, ku u editua për të hequr pjesën tjetër të fjalisë për të nënkuptuar se Biden kishte thënë gabimisht se vetëm Trump mund të fitonte zgjedhjet presidenciale është verifikuar edhe nga kolegët e verifikimit të fakteveCNN, si dhe media të tjera.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img