BallinaPertejKush e mirëmban rrugën Rrëshen-Burrel?

Kush e mirëmban rrugën Rrëshen-Burrel?

Një vëzhgim në rrugën e dëmtuar Rrëshen – Burrel e shtyu “Faktoje” të verifikojë se përse nuk ndërhyhet për riparimin e saj. Nga përgjigjet zyrtare që mori prej 2 institucioneve, bashkisë Mirditë dhe ARRSH, rezulton se asnjëra nuk e ka ‘detyrim’ mirëmbajtjen. Aksi prej rreth 30 kilometrash ndërkohë vazhdon të dëmtohet, edhe për shkak të kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë duke e çuar atë drejt degradimit të sigurt.


Aksi Rrëshen–Burrel në shumë pjesë të tij është i dëmtuar. Edhe pse ky segment rrugor u përurua në vitin 2013, sot pas 7 vitesh, në disa segmente është bërë i pakalueshëm për shkak të gropave, çarjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

Ky aks, i gjatë rreth 30 kilometra lidh Rrëshenin me Burrelin dhe fshatrat mes tyre.

Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Burrel duket se vjen edhe për shkak të kalimit mbi asfalt i makinave të tonazhit të lartë.

Banorët e këtyre zonave preken drejtpërdrejtë në aktivitetet e jetës së përditshme nga rruga e dëmtuar.

Kush e ka përgjegjësinë për rrugën?

Faktoje pyeti zyrtarisht Autoritetin Rrugor Shqiptar nëse e kanë mirëmbajtur aksin, por sipas ARRSH ky segment rrugor nuk është nën administrimin e saj.

Përgjigja e ARRSH:

Me VKM Nr 915, datë 11.11.2015 nga inventari i ARRSH janë hequr segmentet rrugore:

– Rrëshen – Prosek me gjatesi 14 km; i ka kaluar Bashkise Mirditë

– Perlat – Urakë me gjatësi 5 km; i ka kaluar Bashkisë Mirditë

Sa më sipër, segmenti për të cilin gazetari i Faktoje.al kërkon të dhëna, nuk është në inventarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Faktoje pyeti edhe Bashkinë Mirditë në rrugë zyrtare për aksin në fjalë dhe ky institucion tha se atë e ka marrë në dorëzim ARRSH dhe nuk është detyrim I bashkisë mirëmbajtja e saj.

Përgjigja e Bashkisë Mirditë:

Ndërsa institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, rruga Rrëshen-Burrel vijon të degradojë, duke krijuar pengesa për komunitetin dhe transportin, veçanërisht me afrimin e dimrit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img