BallinaPremtimeFshatrat e Malësisë së Madhe, presin t’u vijë ‘radha’ për furnizimin me ujë

Fshatrat e Malësisë së Madhe, presin t’u vijë ‘radha’ për furnizimin me ujë

EDIT NIKOLLI

Furnizimi me ujë të pijshëm, që duket se ka marrë zgjidhje për zonën urbane të Malësisë së Madhe, është ende një sfidë për njësitë administrative që edhe për ca kohë do e gjejnë zgjidhjen tek puset indiviuale. Edhe pse dhënia zgjidhje e kësaj situatë ishte një ndër premtimet e kryebashkiakut Tonin Marinaj, zonat rurale furnizohen jo më shumë se 2 orë në ditë me ujë të pijshëm.


Një ndër premtimet e Kryetarit të Bashkisë në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj ishte rikonstruksioni i ujsjellësit që do t’u siguronte furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm banorëve të në gjithë territorin e saj.

                                   Premtimet elektorale të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe

Edhe pse Malësia e Madhe shtrihet në afërsi të liqenit të Shkodrës, zona vuan mungesën e ujit të pijshëm. Muajin e fundit ka përfunduar investimi për furnizmin e ujit për zonën urbane, por njësitë administrative përreth janë në situatë kritike për ujë të pijshëm.

Më datë 10 dhjetor “Faktoje” bëri një verifikim në terren. Fillimisht shkuam në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku takuam kryebashkiakun.

Sipas tij, situata e furnizimit me ujë në bashkinë e Malesisë së Madhe ka vend për përmirësim, por ajo dukej më premtuese duke pasur parasysh se u ndërtua ujësjellësi i ri, i cili për momentin mbulon zonën e Koplikut dhe qendrën e qytetit.

Njësia administrative Gruemirë, me një popullsi prej 12.600 banorësh, sipas burimeve zyrtare të bashkisë, furnizohet 7-8 orë në ditë me ujë të pijshëm gjatë sezonit të dimrit dhe vetëm 1 orë në ditë në periudhën e verës. Por nga biseda që patëm me banorë të kësaj njësie, mësuam se furnizimi me ujë nuk shkon më shumë se dy orë dhe jo çdo ditë.

D.D banore në Gruemirë tha për “Faktoje”:

“Uji i pijshëm vjen një ditë po, një ditë jo dhe rri nga 2 orë, atëherë kur vjen uji i pijshëm, mbushim bidona për të pirë ujë. Paguajmë afërsisht 5000  lekë (të vjetra) faturën mujore të ujësjellësit, çdo ditë furnizohemi me ujin e pusit për nevojat e tjera”.

Në këtë njësi, dy fshatra Boriç i Madh dhe Boriç i Vogël shfaqin probleme të mëdha për shkak të mungesës së furnizimit me ujë. Aty mungojnë tubacionet dhe banorët e sigurojnë ujin nga puset që kanë hapur vetë.

Njësia administrative Shkrel, me një popullsi prej 6.550 banorë, Kjo zonë furnizohet me ujë të pijshëm 10-15 orë në ditë, kurse gjatë verës furnizohet nga 3 orë ujë të pijshëm në ditë.

L.R, banore e kësaj zonë thotë për “Faktoje”: “Uji vjen 2 deri në 3 orë në ditë gjatë verës kemi shumë probleme”.

Në Njësinë administrative Kastrat, ka filluar të zbatohet projekti me vlerë 386,552,535 lekë për ndërtimin e depos së re, që pritet të përfundojë në fillim të vitit 2022. Sipas inxhinierit që ndjek punimet, kjo zonë furnizohet me ujë të pijshëm 4-5 orë gjatë dimrit dhe në verë vetëm 1 orë. Zgjidhja për banorët është hapja e puseve individuale.

RR.M, banor i zonës thotë për Faktoje:

“Uji vjen 3 herë në javë nga një orë. Unë edhe pse nuk rri shumë në Shqipëri se shkoj te djali në Itali, e bëj pagesen prej 2000 lekësh të vjetra, çdo muaj gjithsesi”.

Problematika e mungesës së ujit në zonat rurale të bashkisë Malësi e Madhe konfirmohet edhe nga përgjigjja e këtij institucioni.

                                                        Përgjigje e Bashkisë Malësi e Madhe

Njësitë e tjera administrative në këtë bashki e vuajnë akoma mungesën e ujit të pijshëm që sipas banorëve furnizohen 3 hërë në javë dhe orari i furnizimit me këtë ujë është një ose dy orë në ditë në dimër dhe në verë këto banorë kanë problematika të shumta.

Sipas kësaj përgjigjeje, përveç zonës urbane të Koplikut, pjesa tjetër e territorit ku bëjnë pjesë zonat rurale, nuk do të ketë përmirësim të situatës të paktën deri në vitin 2022, kur parashikohet të përfundojnë përojektet për ndërtimin e ujësjellësve.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img