.

.

BallinaTë mbajturaEdi Rama: Në fund të nëntorit uji vjen 24 orë në Malësinë e Madhe

Edi Rama: Në fund të nëntorit uji vjen 24 orë në Malësinë e Madhe

EDIT NIKOLLI & ILDA KURTI

Kryeministri Edi Rama, më 10 shtator deklaroi se në fund të nëntorit do të garantohej furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë zonën urbane në Malësinë e Madhe. Faktoje bëri një verfikim të premtimit të kryeministrit, duke iu referuar burimeve zyrtare dhe verifikimit në terren.


Më 10 shtator, kryeministri Rama gjatë një takimi në Malësinë e Madhe premtoi:

“Një fjalë kam unë, uji këtu vjen 24 orë në fund të nëntorit, në këtë zonë”- tha Kryeministri, duke iu referuar zonës Koplik qendër dhe Koplik i sipërm.

Për të verifikuar këtë premtim, fillimisht “Faktoje” iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Malësi e Madhe.

                               Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Malësi e Madhe, 24 nëntor

Bashkia e Malësisë së Madhe ktheu këtë përgjigje për Faktoje:

“Investimi i ri ka përfunduar në fund të muajit nëntor të 2020 dhe koha e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Koplikut është 24 orë.

-“Furnizimi me ujë i zonës së Koplikut Qendër dhe Koplik i Sipërm” me vlerë 436,385,580 lekë, ka përfunduar dhe e gjithë kjo zonë furnizohet me ujë të pijshëm.

                                               Përgjigje e Bashkisë Malësi e Madhe, 11 dhjetor

                              Depoja e përfunduar që furnizon me ujë të pijshem banoret e Koplikut, 10 dhjetor

Qyteti i Koplikut dhe njësia administrative qendër me një popullsi prej rreth 11.600 banorësh, prej dekadash ka vuajtur mungesën e ujit të pijshëm.

Ne pyetëm banorë të zonës nëse furnizoheshin me ujë 24 orë ashtu sikurse pretendohet edhe nga bashkia.

B.M punonte perballë shtëpisë së tij si shites, tregoi për “Faktoje”:

 “ Tani uji na vjen 24 orë madje me shkon dhe në katin e dytë të shtëpisë, që kur e kam ndërtuar nuk kam pasur ujë në katin e dytë, jemi të kenaqur me këtë investim, kemi vuajur më vitë të tëra pa ujë po tani mori zgjidhje”

L.GJ, punon tek një servis makinash ai shprehet për “Faktoje”:

“Instalimet e ujësjellësit të ri janë bërë derë më derë tek çdo lagje dhe qytetarët, duhet të lidhin kontratën nëse s’duan të furnizohen vetëm nga puset individuale”.  

Nisur nga vëzhgimi i “Faktoje” në terren, informacioni zyrtar që morëm dhe dëshmitë e banorëve, vendosëm që deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për furnizimin me ujë të pijshem 24 orë pa ndërprerje të zonës urbane të Koplikut, ta kategorizojmë si “Si premtim të mbajtur”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img