BallinaAktiviteteEkspertët holandezë takojnë aktivistë të shoqërisë civile dhe trajnojnë gazetarët për etikën në media dhe fact - checking

Ekspertët holandezë takojnë aktivistë të shoqërisë civile dhe trajnojnë gazetarët për etikën në media dhe fact – checking

Etika në media dhe verifikimi i lajmeve ishin në fokus të takimeve që Faktoje, në bashkëpunim me ekspertët holandezë të medias Z. Fritz Van Exter dhe Z. Alexander Pleijter zhvilluan me aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë në Tiranë. Ekspertët e vunë theksin tek rëndëisa e etikës në gazetari dhe përcjellja e informacionit në mënyrë të pavarur.

Takimi i ekspertëve holandezë me përfaqësuesit e shoqërisë civile( 26 tetor 2022)

Takimi i parë nisi me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku aktivistët fillimisht u njohën me eksperiencën e dy ekspertëve holandezë të medias Z. Fritz Van Exter dhe Z. Alexander Pleijter. Më pas fokusi i takimit u vendos tek rëndësia e verifikimit të fakteve mbi çështje që shërbejnë si kauza të shoqërisë civile. Të dy ekspertët sollën raste konkrete nga Holanda. Edhe në trajnimin me gazetarët fokusi i bisedës ishte rëndësia e gazetarisë në shërbim të interesit publik, duke sjellë shembuj konkrete se si verfikohen deklaratat e politikanëve apo lajme të tjera në median tradicionale dhe atë online.

Trjanimi i ekspertëve holandezë me gazetarët ( 26 tetor 2022)

Gazetarët ndanë shqetësimin mbi situatën aktuale të medias në Shqipëri dhe vështirësitë që ata kanë për shkak të censurës dhe autocensurës.

“Problemi në Shqipëri është se media për të cilën ne punojmë shpesh’herë është e lidhur ngushtësisht me financimet e qeverisë, pasi pronarët e mediave janë përfitues të fondeve publike përmes kompanive që ata drejtojnë. Kjo është pengesa kryesore për ne si gazetarë për të qenë të pavarur, pasi shpesh jemi të detyruar të ndjekim linjën editoriale që dikton pronari.” – u shprehën disa nga pjesëmarrësit.

Trjanimi i ekspertëve holandezë me gazetarët ( 26 tetor 2022)

Ekspertët shpjeguan me shembuj konkretë se si gazetarët në Holandë bëjnë ‘fact-checking’ si dhe mjetet që ata përdorin për t’i verifikuar faktet në mënyrë që të luftojnë dizinformimin.

Trjanimi i ekspertëve holandezë me gazetarët ( 26 tetor 2022)

Z.Frits van Exter është gazetar, por edhe kryetar i Këshillit Holandez për Gazetarët, organi vetërregullues për ankesat kundër mediave. Ai është një prej njohësve më të mirë të çështjeve të etikës në media.

Ndërsa Z.Alexander Pleijter është ekspert në gazetarinë online dhe koordinator i Niewscheckers, projekti holandez i verifikimit të fakteve të Universitetit Leiden.

Trajnimi me ekspertët holandezë të medias u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i gazetarisë Fact-Checking në Shqipëri”, i nisur në gusht 2021 dhe që mbështetet nga programi MATRA i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Përmes këtij projekti synohet rritja e bashkëpunimit, por edhe rritja e kapaciteve të gazetarëve si dhe e institucioneve përgjegjëse, mbi zbatimin e ligjit për të Drejtën e Informimit. Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë e funksionarëve publikë, si dhe të fuqizojë qytetarët dhe të nxisë debatin publik.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Gazetare Ajo është diplomuar në fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës në nivelin “Bachelor” si dhe ka kryer studimet në të njëjtin fakultet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”. Esmeralda ka më shumë se 10 vite që punon si gazetare ekonomie në media të ndryshme, kryesisht televizione. Fillimet e saj kanë qënë në Platformën Tring, si pjesë e kanalit informativ “7 News” ku ka mbuluar raportimet mbi çështjet me karakter social dhe ekonomik. Në mars të 2013, Esmeralda ka punuar si gazetare dhe njëkohësisht si folëse lajmesh në televizionin “Agon Channel”, ndërkohë që nga shtatori i 2015 ka qënë pjesë e redaksisë së lajmeve në RTSH si gazetare ekonomie, folëse lajmesh si dhe pjesë e stafit të emisionit “Përballë” nën autorësinë e Lutfi Dervishit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img