BallinaGjurmo ParanëDy vite nga procesi i rindërtimit, asnjë kredi e finalizuar nga Konferenca e Donatorëve

Dy vite nga procesi i rindërtimit, asnjë kredi e finalizuar nga Konferenca e Donatorëve

Kur po mbushen 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe kur jemi rreth 6 muaj larg angazhimit të qeverisë shqiptare për përfundimin e procesit të rindërtimit, asnjë kredi nga konferenca e donatorëve nuk është finalizuar me marrëveshje dhe ende është shumë larg disbursimit.

Në raportimin e tij Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në datë 10 nëntor 2021 deklaroi se “Janë në proces negociatat për huatë e buta në vlerën 150 milion euro dhe ka përfunduar negociata prej 90 milion euro me qeverinë italiane”.

————————————————————————————————

Nga Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt të vitit 2020 Shqipëria përfitoi një angazhim për të asistuar në përmbushjen e nevojave në shumën totale të premtuar prej 1.15 miliard euro, nga të cilat rreth 295 milion euro në grante dhe rreth 853 milion euro në kredi. Kjo pohohet edhe në raportin e buxhetit faktik për vitin 2020 ku citohet “Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel më 17 shkurt 2020 u premtuan 1.15 miliardë Euro fonde për rindërtimin dhe rimëkëmbjen pas tërmetit; ndër të cilat 295.73 milionë Euro ishin grante, 853 milionë Euro hua dhe 3.42 milionë Euro kontribute në natyrë.”.

Në buxhetin faktik 2020, Qeveria deklaron në lidhje me kreditë nga konferenca e donatorëve që “deri në dhjetor 2020, 11% e huave (90 milionë Euro) u finalizuan në marrëveshje konkrete; ndërsa 160 milionë Euro hua ishin në proces negocimi.”

Edhe 11 muaj më vonë nga mbyllja e vitit 2020, shihet se fare pak progres është bërë në lidhje me përthithjen e kredive nga Konferenca e Donatorëve. Në raportimin e tij Ministri i Shtetot për Rindërtimin Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në datë 10 nëntor 2021 deklaroi se: “Janë në proces negociatat për huatë e buta në vlerës 150 milion euro dhe ka përfunduar negociata prej 90 milion euro me qeverinë italiane”.

Kur po mbushen 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe kur jemi rreth 6 muaj larg angazhimit të qeverisë shqiptare për përfundimin e procesin e rindërtimit, asnjë kredi nga konferenca e donatorëve nuk është finalizuar me marrëveshje dhe ende është shumë larg disbursimit.

Kreditë e supozuara të nënshkruara 11% e totalit, rreth 90 milion euro nuk raportohen as të nënshkruara dhe as ndonjë informacion mbi realizimin e tyre. Ky konkluzion arrihet së pari pasi nuk ka asnjë projekt për rindërtim në  investimet e raportuara përgjatë vitit 2020, në investimet publike të publikuara në web të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Së dyti, në regjistrin e borxhit, të publikuar po nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nuk raportohen asnjë kredi e  marrë me qëllim financimin e procesit të rindërtimit, madje kredi të reja ka pasur, por ato janë marrë më së shumti për financimin e shpenzimeve buxhetore, duke mos shfrytëzuar angazhimet nga kreditorët e huaj sipas konferencës së donatorëve.

Gjthashtu, informacioni i raportuar në raportin e buxhetit faktik është kontradiktor me atë të paraqitur në regjistrin e borxhit, ku nuk reflektohet asnjë kredi për rindërtimin, referuar përshkrimit të kredisë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në raportimin më të fundit të regjistrit të kredisë, atë të botuar më tetor 2021, ku nuk rezulton asnjë kredi e marrë për procesin e rindërtimit.

Me poshtë tabela e kredive te reja që vërteton këtë fakt.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në Raportin mbi Zbatimin e Buxhetit të vitit 2020 ka raportuar gjithashtu mungesën e raportimit të granteve dhe kredive për procesin e rindërtimit duke cituar “Në bazën e të dhënave të investime me financim të huaj për vitin 2020, rezulton se nuk ka projekte të reja të cilët mund të lidhen me Rindërtimin”.

Dy vite pas tërmetit dhe nga nisja e procesit të rindërtimit asnjë kredi e butë nga Konferenca e Donatorëve nuk është përthithur.  Kjo do të thotë që finacimi i faturës së rindërtimit është realizuar duke marrë borxh në tregjet vendase dhe ndërkombëtare,si psh Eurobond i fundit. Nëse qeveria shqiptare do të kishte përthithur kreditë e buta nga konferenca e donatorëve, automatikisht nuk do të kishte nevoje për Eurobondin prej 700 milion eurosh të miratuar.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img