BallinaAktualitetCovid-19Duhani dhe COVID-19, të (pa)vërtetat e këtij binomi

Duhani dhe COVID-19, të (pa)vërtetat e këtij binomi

Prej ditësh në mjedisin online shqiptar qarkullon një lajm se personat duhanpirës janë më pak të rrezikuar nga COVID-19. Studimi i një ekipi shkencor mbi koronavirusin në Francë krijoi debate dhe lajmi qarkulloi në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Si është e vërteta dhe çfarë thotë OBSH?

Studimi francez

Jean-Pierre Changeux, Zahir Amoura, Felix Rey, Makoto Miyara publikuan në 22 prill në revistën Qeios një studim me titullin “Një hipotezë nikotinike për Covid-19 me implikime parandaluese dhe terapeutike”.

Shifrat ishin befasuese. Përqindja e duhanpirësve në mesin e personave të infektuar me SARS-CoV-2 ishte e ulët.

Në Francë, sipas të dhënave nga spitalet e Parisit, midis afro 11,000 pacientëve të shtruar në spital për shkak të Covid-19 në fillim të prillit, dhe që nga fillimi i epidemisë, 8.5% ishin duhanpirës – ndërsa shkalla e duhanpirësve të përditshëm është 25.4% në vend.

Ministri i Shëndetësisë franceze Olivier Veran, pas botimit në revistën Qeios kërkoi që francezët mos të nxitohen për të blerë nikotinë, duke përmendur efektet anësore si të vjellat dhe krijimi i varësisw. Ai u kujtoi qytetarëve se  duhani vret 70,000 njerëz në vit.

Studimi në Kinë

Një studim i botuar në fund të marsit në New England Journal of Medicine duke studiuar 1000 njerëz të infektuar në Kinë tregoi se përqindja e duhanpirësve ishte 12.6%, shumë më e ulët se përqindja e duhanpirësve në Kinë (28%).

Analiza nga Kina që bashkoi pesë studime për të vlerësuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe ashpërsisë së sëmundjes, arriti në përfundimin se pirja e duhanit “ka të ngjarë të shoqërohet me përparimin negativ dhe rezultatet e pafavorshme të COVID-19”.

Por edhe ky artikull nuk kishte besim në konkluzionet e veta, duke vërejtur se të dhënat ishin “të kufizuara”.

Çfarë thotë OBSH

A janë duhanpirësit dhe përdoruesit e duhanit në rrezik më të lartë për t’u infekstuar nga COVID-19?

OBSH në 24 mars të këtij viti dha këtë përgjigje:

Duhanpirësit ka të ngjarë të jenë më të prekshëm ndaj COVID-19 pasi akti i pirjes së duhanit do të thotë që gishtat (dhe ndoshta cigare të kontaminuara) janë në kontakt me buzët, gjë që rrit mundësinë e transmetimit të virusit nga dora në gojë. Duhanpirësit gjithashtu mund të kenë sëmundje të mushkërive ose aftësi të zvogëluara të mushkërive, gjë që do të rritë shumë rrezikun për sëmundje serioze.

Produktet e duhanit siç janë tubat e ujit, shpesh përfshijnë ndarjen e pjesëve të gojës dhe zorrëve, të cilat mund të lehtësojnë transmetimin e COVID-19 në mjediset komunale dhe sociale.

Kushtet që rrisin nevojat e oksigjenit ose zvogëlojnë aftësinë e trupit për ta përdorur atë si duhet, do t’i bëjnë pacientët të ekspozohen ndaj një rreziku më të madh të gjendjeve serioze të mushkërive siç është pneumonia.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img