BallinaFaktometerE PavërtetëA pati nevojë bujqësia për paketë ndihmëse ekonomike?

A pati nevojë bujqësia për paketë ndihmëse ekonomike?

Edhe pse ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi kishte deklaruar se bujqësia jo vetëm që nuk ishte prekur nga pandemia “Covid-19”, por kishte pësuar rritje e kësisoj nuk kishte nevojë për paketa ndihmëse ekonomike, të dhënat nga Banka e Shqipërisë e nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmojnë se ky sektor ka qenë mjaft i prekur.


Pandemia “Covid-19” dhe masat kufizuese në lëvizje të cilat patën për qëllim frenimin e përhapjes së saj, në tremujorin e dytë të vitit 2020 e kanë ndikuar negativisht sektorin bujqësor, edhe pse nga ana e qeverisë u deklarua se ky sektor kishte pësuar rritje, e kësisoj nuk u ndihmua me asnjë paketë ekonomike.

Ndryshe nga sa ministri Çuçi kishte deklaruar, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, buqësia ishte sektori më i godit nga pandemia “Covid-19”.

Të dhëna nga Banka e Shqipërisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një analizë mbi efektet e pandemisë “Covid-19”, raportoi se bujqësia ishte ndër sektorët e goditur.

Spas analizës së OKB-së, bujqësia ishte ballafaquar me mungesë të fuqisë punëtore në kulmin e sezonit të mbjelljeve. Ndërprerja e transportit publik dhe pamundësia për të përfituar autorizimin e udhëtimit përmes platformës e-Albania shkaktuan problematika.

Në disa rrethe, çmimi me pakicë i plehrave kimikë (kryesisht nitrat dhe ure) është rritur me 5-15%, si dhe çmimet e  koncentratit për bagëtitë, krahasuar me periudhën e para fillimit të masave të marra kundër COVID-19 u rriten – thuhet në analizën e OKB-së.

Analiza tregon gjithashtu se shumica e fermave në Shqipëri janë në pronësi të familjeve dhe prodhimi i tyre është kryesisht për vetëkonsum. Vetëm 10-12 për qind e numrit të përgjithshëm të fermave janë të zyrtarizuara me numrin e identifikimit tatimor (NIPT) që i lejon ato të prodhojnë kryesisht për tregjet.

Nga ana tjetër për shkak të masave anti Covid-19, ka patur vështirësi të përkohshme ne eksporte. Disa prodhime gjatë masave kufizuese, të tilla si luleshtrydhja dhe kastravecët u dëmtuan në masë. Bllokimi i fluturimeve gjithashtu dëmtoi eksportin e disa erëzave që transportoheshin në këtë mënyrë. Pavarësisht efekteve negative nga pandemia paketat e ndihmave që ofroi qeveria për të përballuar sado pak pasojat e krizës e përjashtuan sektorin e bujqësisë.

Bujqësia në Shqipëri është sektori me kontributin më të madh në ekonomi. Në vitin 2019 sektori kontribuoi me 18.5% të PBB-së vendit dhe është burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë rurale, teksa kontribuon me 38 për qind të punësimit total. Aktualisht, ka rreth 350 mijë ferma familjare, ku madhësia mesatare e fermës është rreth 1.2 ha.

Lexo dhe: Çuçi: Bujqësia nuk ka nevojë për paketë ekonomike, pësoi rritje gjatë “Covid-19” 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img