BallinaFaktometerE PavërtetëRama: Kostot e riatdhesimit përmes “Air Albania” do i mbulojë vetë kompania

Rama: Kostot e riatdhesimit përmes “Air Albania” do i mbulojë vetë kompania

Më shumë se 1,300 shtetas shqiptarë mbetën jashtë kufijve si pasojë e masave kuvizuese për shkak të pandemisë “Covid-19”. Kryeministri Rama më 27 mars njoftoi se qeveria do angazhohej për kthimin e të gjithë shqiptarëve të bllokuar dhe se shpenzimet do mbuloheshin nga “Air Albania”. Deri më tani, më shumë se 700 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar, por si kanë ndryshuar zotimet e kryeministrit mbi këtë çështje?


Mbyllja e kufijve si pasojë e pandemisë “Covid-19” bëri që më shumë se 1,300 shtetas shqiptarë të mbeteshin të bllokuar kryesisht në vendet e Bashkimit Europian e më tej.

Shtetasit shqiptarë të mbetur jashtë kufijëve sipas vendeve

Sipas kryeministrit Rama në vendet e tjera ndodhen 1 deri në 12 shtatas shqiptarë të bllokuar.

Më 27 mars, kryeministri Rama përmes një komunikimi të drejpërdrejtë në rrjetin social “Facebook” njoftoi se procesi i riatdhesimit do kryhej përmes “Air Albania” dhe kostot do mbuloheshin nga vetë kompania.

Ata që kanë mbetur rrugëve jashtë shtetit do nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në Atdhe. Nesër nxjerrim kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat ku do bëhet imbarkimi. Pa pagesë nga ana e individëve se i takon “Lasgushit” që t’i sjellë njerëzit në shtëpi. Në këtë hall kombëtar i kam kërkuar kompanisë “Air Albania” që të marrë përsipër të jetë shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Evropës e të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare, – u shpreh Rama.

Një ditë më pas, 272 shtetas shqiptarë u riatdhesuan nga Italia dhe Kroacia (përkatësisht 112 nga Italia dhe 160 nga Kroacia).

Operacioni u ndërpre për të rifilluar më 18 prill, por kësaj herë kundrej pagesës.

Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet anticovid-19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin, – njoftoi kryeministri në rrjetin social Facebook më 16 prill.

Edhe pse zotohej në statusin e postuar ne Facebook që paketa do kushtonte 100 euro, Rama i bashkëngjiti edhe një sqarim se çmimi do ndryshonte në varësi të destinacionit.

Çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht, – saktësoi Rama.

Siç rezultoi më pas, çmimi i biletave mund ta arrinte deri në 200 euro, në varësi të destinacionit.

Çmimi i biletave, sipas destinacioneve

Por, përveç faktit që riatdhesimi nuk u bë falas dhe në shumë raste edhe dyfishin e vlerës prej  100 eurosh, qytetarë u përballën edhe me mungesën e biletave.

Njoftime për anulimin e fluturimeve

Pas riatdhesimit, emigrantët shqiptarë ankohen për kostot e larta në hotele. Të enjten më 23 prill, rreth 30 emigrantë shqiptarë të cilët kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës, raportuan se janë detyruar të firmosin procedurat e formularin ku deklaronin se ishin dakord për të bërë pagesë e hotelit, sepse ishte e pamundur të ktheheshin mbrapsht. Për këtë arsye ata protestuan pasi kostot e fjetjes dhe ushiqmit janë shumë të larta e gati të papërballueshme.

Qytetarë të riatdhesuar, protestojnë në Korçë

Deklaratat e kryeministrit Rama, të ndryshuara në raport me kohën, do i kategorizojmë si “Të pavërteta”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img