BallinaPremtime7 premtimet për By Passin e Fierit, përurimi 5 vjet me vonesë

7 premtimet për By Passin e Fierit, përurimi 5 vjet me vonesë

Pas 6 vitesh punime dhe shumë premtimeve të pambajtura, të hënën e 15 qershorit kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku përuruan By-passin e Fierit.

Edhe pse në bazë të kontratës ky aks duhet të ishte hapur në shkurt të këtij viti, nga sot e në vijim, automjetet do të shmangin përfundimisht kalimin në Fier dhe do të përshkojnë rrugën e tyre nëpërmjet By-passit me gjatësi 22 km.

Investim prej rreth 70 milionë eurosh është një nga më të rëndësishmit në zonën e jugut dhe shkurton me rreth 35 minuta kohën e udhëtimit.

Një ditë para përurimit të By-Passit, “Faktoje” bëri një vëzhgim, në orët e pasdites së të dielës, ku konstatoi trafik të rënduar. Kjo pamje ka qenë e përditshme, sidomos gjatë sezonit të verës, kur edhe numri i mjeteve që lëvizin drejt jugut shohet ndjeshëm dhe për të dalë nga qyteti i Fierit duhej rreth një orë.

By-Pass Fier, 14 qershor 2020

Sa herë u premtua hapja e By-passit të Fierit?

Maj 2014, Kryetari i Bashkisë Fier Baftjar Zeqo, së bashku me inxhinierin e kompanisë italiane që kishte marrë përsipër punimet e Bypassit, premtuan se pas 18 muajsh, pra diku nga dhjetori i vitit 2015-të, ky aks rrugor do të ishte i përfunduar sipas të gjitha parametrave.

 Tetor 2016, Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj: “Unë jam shumë i kënaqur që ecuria e këtij projekti pavarësisht që ka pasur vonesa dhe konflikte është tejkaluar dhe tani po punohet me kapacitet të plotë dhe kemi besimin e madh se ky projekt do të përfundojë në pranverën e ardhshme.” Sipas Dervishajt, në pranverë të 2017-s, Bypassi duhet të ishte i përfunduar.

 Janar 2018,  Zv. Ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli: “ Në prill fillon puna për Bypassin e Fierit dhe të Vlorës, nëqoftëse çdo gjë shkon mbarë, nuk e vëmë dorën në zjarr, por dëshira jonë është që në korrik Bypassi i Fierit të hapet me një korsi.”

Qershor 2018 Edi Rama- “Në shtator do të jemi gati për të filluar dhe për të mos ta ndalur më punën, në mënyrë që të kemi të përfunduar Bypassin e Fierit përpara sezonit tjetër turistik.”

Qershor 2018, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri: “Jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet dhe në këto dy Bypasse të rëndësishme (Fier dhe Vlorë) dhe shpresojmë që vitin tjetër Bypassi i Fierit, të jetë i përfunduar ndërsa Bypassi i Vlorës do të dojë më shumë kohë.”

Qershor 2019, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Belnida Balluku, njoftuan hapjen e këtij BYypassi vetëm me një korsi, ndërsa hapjen përfundimtare në muajin nëntor të 2019. “Në nëntor hapet dhe tjetra. Për 29 Nëntorin në Vlorë do të hapen të dyja korsitë”-premtoi Rama.

Qershor 2020, Belinda Balluku gjatë një interviste njoftoi përurmn e kësaj rruge më 14 qershor. “Nga 14 qershori, ByPass i Fierit do të jetë i përshkueshëm nga të dyja korsitë dhe i mbaruar me veprat e tij të artit.”

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img