BallinaFaktometerPa kategori“240 milionë euro dëmi ekonomik për vitin 2019”

“240 milionë euro dëmi ekonomik për vitin 2019”

Deklarata e Myslim Murrizit, deputetit të opozitës së re e nxiti Faktoje-n të verifikojë mbi vërtetësinë e shifrave të artikuluara në Kuvend. Edhe pse raporti i KLSH, konfirmon një vlerë prej 223,8 milionë euro dëm ekonomik, qëndron shqetësimi për nivelin e abuzimit me fondet publike.

—————————————————————————————————————————————–

240 milionë euro është dëmi ekonomik i vitit 2019 thotë KLSH nga të ardhurat dhe shpenzimet e juaja”.

Kështu tha deputeti Myslim Murrizi në seancën parlamentare të datës 23 prill.

Por për çfarë të dënash bëhet fjalë?

Çfarë gjeti KLSH

Për periudhën janar – dhjetor 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 160 auditime.

Parregullsia dhe shkelja financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, për vitin 2019 ishte me dëm ekonomik në shumën totale prej 27,304,777 mijë lekë ose 223,8 milionë euro.

Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keqadministrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik, si dhe shkeljet në zbatimin e legjislacionit fiskal.

Auditimet janë kryer në 192 subjekte.

Pas daljes së raportit, deputeti socialist Ervin Bushati u pyet në Top Talk në Top Channel.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk janë të vërteta, nuk besoj në këto, aq më tepër në një institucion që drejtohet nga një ish-ministër i zotit Berisha”, u shpreh Ervin Bushati.

Sa qëndron gjetja e KLSH për dëmin ekonomik

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha për Faktoje se të 223 milionë eurot qëndrojnë të gjitha.

Madje për periudhen janar-dhjetor 2019, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve, pra keqmenaxhimin e fondeve publike, KLSH ka gjetur humbje ne nivelin e 687.5 milionë eurove”, tha Çoçoli.

Sipas Çoçolit, më të rëndësishme janë dukuritë me devijimet dhe abuzimet e vërejtura në tenderat publikë.

Përtej kontestimeve për shifra, parësore është që qeveria të ulet dhe të zbatojë rekomandimet e KLSH për përmirësimin e punës, sidomos për përmirësimet ligjore dhe nënligjore në procesin e tenderimit publik. Mbikqyrja parlamentare duhet të jetë e rreptë dhe e plotë, që qeveria të vihet nën presionin pozitiv të zbatimit të të gjitha rekomandimeve të institucionit suprem auditues”, i tha Çoçoli Faktojes.

Por a janë marrë parasysh rekomandimet që KLSH ka dhënë vitin e mëparshëm në lidhje me shkeljet dhe parregullsitë?

Sipas Çoçolit, niveli i zbatimit të rekomandimeve është në rritje, por ajo që KLSH ka kërkuar dhe theksuar gjithnjë nuk eshte realizuar nga qeveria, largimi nga puna i zyrtarëve të lartë të qeverisë, të kapur në abuzim flagrant me detyrën dhe përgjegjësitë e tyre.

Kjo dukuri behet akoma dhe më e rëndë në ditët e sotme, kur ka paqartesi dhe mjegull informacioni, ngaqë emergjenca nga pandemia dhe kërkesat e distancimit social kanë thjeshtuar shumë procedura tenderimi, duke ulur kërkesat e llogaridhënies dhe kontrollit mbi keto procedura”, tha ndër të tjera ai.

KLSH ka deklaruar se në të ardhmen do të auditojë procedurat e tenderimit gjatë pandemisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img