BallinaFaktometerPa kategoriTirana në ditën e tretë të masave drastike për parandalimin e koronavirusit

Tirana në ditën e tretë të masave drastike për parandalimin e koronavirusit

MARJO BRAKAJ

Dita e tretë e msave drastike të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19” e gjeti Tiranën thuajse të paralizuar. Rrugët janë thuajse bosh e lagjet pak të frekuentuara. Përshkallëzimi i masava drastike të ndërmarra nga qeveria duket se po ja merr “frymën” kryeqytetit. Por përveç masave shtrënguese, dezinfektimi i rrugëve dhe pastrami i plehrave janë lënë “në harresë”.


Vendi hyri zyrtarisht në ditën e tretë të masave drastike të cilat kufizojnë nga lëvizja e automjeteve deri te ajo e qytetarëve. Masa ndërshkimore po aplikohen ndaj drejtuesve të automjeteve private që zgjedhin të lëvizin në kundërshtim me urdhërin e qeverisë. Kontrolle po kryhen në tregje, supermarkete si dhe në vendet ku ende vijon të punohet. Ministria e Shëndetësisisë kërkoi nga studentët apo mjekë në pension t’i bashkohen “luftës” ndaj koronavirusit.

Sierna policie, autoambulanca apo disa mjete transporti të personelit shtetëror ja “prishnin”qetësinë rrugëve. Njerëz të paktë duken në rrugë. Pjesa më e madhe e hapësirave frekuentohet nga biçekletat ose mjetet me tagër shtetëror. Qeveria njoftoi se me nisjen e javës së re, masat do vijojne e të jenë më të ashpra. Kryeministri Rama viojn të bëjë thirrje për “braktisjen” totale të qarkullimit me automjete private dhe vetëizolimin e banorëve.

Rrugët e lagjeve jan krejtësisht boshe. Automjetet qëndrojnë të parkuara në radhë në “pritje” të përfundimit të “luftës” me koronavirusin.

Automjete të parkuara, rruga “Mine Peza”

Një peizazh aspak optimist ofrojnë edhe parqet e lojrave dedikur fëmijëve nëpër lagje.

Park për fëmijë, rruga “Dritan Hoxha”

Disi më ndryshe paraqiten parqet më të mëdha, ato dedikuar qytetarëve. Duke u kujdesur të ruanin një distancë së paku metrike, disa qytetarë shiheshin teksa “shijonin” rrezet e diellit të pasdites.

Park në Porcelan

Por, kishte edhe nga ata, “besnikët”. Ata që i bashkon muhabeti apo loja e shahut.

Parku afër Kuvendit

Rrallë, por dukeshin nëpër rrugë autobusët e transportit urban. E ndryshe nga herët e tjera, udhëtarët e vetëm të këtyre tri ditëve kanë qene personeli mjekësor, policia e shtetit apo ushtria.

                                                                                            Autobus për transportin e personelit mjekësor

Jeta kishte “pushuar” edhe për tregtarët e rrobave të përdorura te ish-Stacioni i Trenit. Shimica ishin “dorëzuar” dhe i kishin braktisur. Ata më besnikët qëndronin në pritje të ndonjë klienti.

Tregu te ish-Stacioni i Trenit

E sikur të mos mjaftonte agonia e krijuar si pasojë e masava drasike, kazanët e plehrave të tejmbushur e shtonin “barrën e vujtjeve”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img