BallinaPremtimePremtimi për ujë 24 orë që ende asnjë kryebashkiak s’po e përmbush

Premtimi për ujë 24 orë që ende asnjë kryebashkiak s’po e përmbush

Premtimi për furnizimin me ujë 24 orë, kryefjala e fushatave të njëpasnjëshme në zgjedhje të përgjithshme dhe vendore, ka  thuajse 20 vite që s’po përmbushet. Në Tiranë, qytetin me thuajse 1 milionë banorë, premtimet që çdo kandidat ose kryetar bashkie ka bërë të paktën dekadën e e fundit nuk kanë arritur të pëmbushen. Madje edhe vetë kryebashkiaku Veliaj e ka shtyrë realizimin e këtij premtimi për 2024-n ose një vit pas mbarimit të mandatit të dytë.

Në fushatën elektorale të vitit 2007 Edi Rama kandidati i PS për bashkinë e Tiranës u premtoi qytetarëve ujë 24 orë.

Gjashtë vite më vonë në datën 20/06/2012 Kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës  Lulzim Basha gjatë një takimi me banorët e Kamzës premtoi se brenda pranverës së vitit pasues, 100% e territorit të Bashkisë së Tiranës do të furnizohej  24 orë me ujë.

Premtimet për ujin 24 orë janë ‘trashëguar me besnikëri’ nga njëri kandidat tek tjetri, pavarësisht partisë apo koalicionit fitues, por rezultati ka qenë zhgënjyes për të gjitha palët.

Në datën 1/05/2020 kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj gjatë një interviste televizive deklaroi se në vitin 2024 Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Megjithatë nga një kërkim i “Faktoje” rezulton se këtë zotim Veliaj  e ka marrë edhe ne në korrik të vitit 2017,  për ta përmbushur në vitin 2022.

Më hërët, në 1 nëntor 2017 Veliaj tha: “Një histori suksesi ka qenë një kompani e falimentuar që nuk furnizonte më shumë se 7 orë qytetin e Tiranës, një kompani që jo vetëm po nxjerr fitim, jo vetëm e ka çuar në 14 orë furnizimin e qytetit, por tashmë po përgatitet për investimet për të sjellë 24 orë ujë në Tiranë”.

Në një vështrim të përgjithshëm edhe pse vendi ynë ka një potencial hidrik të konsiderueshëm krahasuar me vendet e tjera në Europë, furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë vazhdon dhe mbetet një nga sfidat kryesore.

Sipas raporti të ERRU për vitin 2019  furnizimi me ujë në rang kombëtar qëndron ende në kuota të ulëta. Qytetarët shqiptar furnizohen mesatarisht me 13,2 orë në ditë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img