.

.

BallinaFaktometerE Pavërtetë10 nga gënjeshtrat “më të bukura” të politikës shqiptare për 2018-ën

10 nga gënjeshtrat “më të bukura” të politikës shqiptare për 2018-ën

FAKTOJE.AL

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë në jetën e njeriut dhe ndoshta hera-herës nuk bëjnë më përshtypje, por ndryshe qëndron puna kur ato thuhen nga politikanët të cilët ‘’de jure’’ duhet të veprojnë ndryshe, por ‘’de facto’’ realiteti për to në jo pak raste është krejt tjetër.  Supozohet se ata janë zgjedhur për t’i shërbyer popullit por deklaratat e pavërteta tregojnë të kundërtën dhe ‘’Faktoje’’ e vërteton këtë.

Njihuni me 10 nga gënjeshtrat “më të bukura” të politikanëve shqiptarë gjatë 2018-ës.

1.Pak përpara vendimit të Këshillit të Europës për shtyrjen e datës së hapjes së negociatave, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se Shqipëria renditej e 11-ta nga fundi në renditjen botërore për korrupsionin.  Ai është përpjekur ta paraqesë situatën ‘’më zi se ç’është’’ duke thënë se vendi ynë klasifikohet i  11-ti kur faktikisht pozicionohej i 22-ti. LEXO TË PLOTË

2.Duke folur për investimet në infrastrukturë, konkretisht për ndërtimin e shkollave në Tiranë, kryeministri Edi Rama u entuziazmua aq shumë sa tre shkolla që po ndërtoheshin në Tiranë i shumëfishoi duke e rritur numrin e tyre në 17 të tilla. “Faktoje”  edhe këtë herë nuk e humbi këtë detaj ndaj sot kjo deklaratë listohet tek gënjeshtrat e vitit. LEXO TË PLOTË

3.Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në parlament, përsëriti e përsëriti shumë herë që qeveria në të cilin ai bënte pjesë nuk kishte dhënë asnjë licensë për lojërat e fatit gjatë kohës së qeverisjes socialiste. Të dhënat e siguruara nga “Faktoje”  thonë se nga viti 2013-2018, në fakt ishin dhënë tre licensa. Mesa duket për ministrin “asnjë licensë ose 0” është e barabartë me “tre licensa të reja”. LEXO TË PLOTË

4.Bashkia Vlorë nuk na ka habitur më pak me deklarimet e saj lidhur me zbukurimet e fundvitit të kaluar në qytetin bregdetar. Ky institucion e quan thjesht modeste shumën prej 76 milionë lekësh për të dekoruar qytetin me drita e bredha. LEXO TË PLOTË

5.Gati sa nuk e besuam që asnjë plazh nuk do të funksiononte gjatë sezonit turistik që lamë pas, pa vrojtues plazhi, kur ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u tregua aq bindës ndërsa jepte këtë deklaratë në një prej ekraneve shqiptare. Por u zhgënjyem kur vrojtuesit në kullat e vrojtimit numëroheshin me gishtat e njërës dorë në plazhet tona.  Fatkeqësisht edhe këtë vit u regjistruan jetë të humbura në bregdetin shqiptar. LEXO TË PLOTË

6.Kush më shumë se Erion Veliaj e shfrytëzon më mirë hapësirën televizive për të reklamuar punën e tij si kryetar bashkie. Veliaj mbronte me bindje faktin se çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë ishte me i ulët se çmimi i ujit në qytetet kryesore në Shqipëri. Por ne si konsumatorë të këtij produkti dhe si gazetarë njëkohësisht, vërtetuam se faktet flisnin për të kundërtën. LEXO TË PLOTË

7. E ndërsa Veliaj mbronte me bindje deklaratën e tij në lidhje me çmimin e ujit, ku pretendonte se Tirana ka çmimin më të lirë, të njëjtën gjë bëri edhe kreu i qeverisë duke dashur të na bindë për energjinë elektrike. Edi Rama deklaronte se çmimi i energjisë nuk është rritur, por edhe kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. LEXO TË PLOTË

8.Nuk mund të mos përfshinim në këtë listë edhe një prej deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Si opozitare që është, ajo shpesh nuk nguron të shpalosë anët më të errëta të qeverisjes dhe pasojat negative të saj. Një ndër gënjeshtrat e vitit ishte dyfishimi i shifrave për shqiptarët që kanë braktisur vendin.  Nga 209 mijë që ishin larguar realisht, Kryemadhi deklaronte se ishin larguar 450 mijë. LEXO TË PLOTË

9.Shumë herë denoncimet e tij, ish-kryeministri Sali Berisha i ‘’vë në gojën’’ e qytetarit dixhital. Edhe këtë radhë po nëpërmjet të njëjtit burim, Berisha postoi në profilin e tij një video me pamje tronditëse nga ndotja në brigjet e Durrësit, por në fakt nga kërkimet e ‘’Faktoje’’ rezultoi se pamjet ishin filmuar në Republikën Domenikane. LEXO TË PLOTË

10.Arben Ahmetaj krenohej duke thënë se 2018-a shënoi uljen rekord të papunësisë në vendin tonë. Por me një kërkim të shpejtë, Faktoje zbuloi se niveli rekord i papunësisë ishte regjistruar shumë herët në kohë, rreth 23 vite më parë, përkatësisht në vitin 1995. Edhe Ahmetajt i mjaftonte një përditësim i informacioneve për të kuptuar se cilat ishin shifrat apo të dhënat konkrete për këtë tematikë. LEXO TË PLOTË

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img