BallinaFaktometerE PavërtetëErion Veliaj: Tirana ka ujin më të lirë se qytetet kryesore të Shqipërisë

Erion Veliaj: Tirana ka ujin më të lirë se qytetet kryesore të Shqipërisë

ANXHELA RUÇI

Në korrik të vitit 2017 Bashkia Tiranë rriti çmimin e ujit të pijshëm për abonentët familjarë, nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3.  Por 8 muaj më vonë Erion Veliaj tha se Tirana ka ujin më të lirë se qytetet kryesore të Shqipërisë, më ulët dhe se Kamza. Por a qëndron deklarata e kreut të Bashkisë?

Tirana nuk ka ujin më të lirë se qytetet kryesore

faqen zyrtare të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, gjendet tabela e plotë e çmimit të ujit të pijshëm për të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë.

Duke krahasuar çmimin e ujit të pijshëm në Tiranës me disa qytete kryesore të Shqipërisë rezulton se çmimi i ujit në kryeqytet nuk është më i liri, por ka të tjera qytete të cilat çmimin e ujit të pijshëm e kanë më të lirë, ashtu siç ka dhe qytete me ujë më te shtrenjtë.

Disa të pavërteta të tjera në deklaratën e Veliajt ne “Real story” për ujin e pijshëm

Duke qëndruar tek çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë , “Faktoje” kontrolloi dhe një tjetër deklaratë të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Gjatë një interviste në ‘’Real Story’’ ku u diskutua për rritjen e çmimit të ujit dhe ndikim në xhepat e qytetarit, Veliaj tha:

Nëse një nga gjërat që do them tani nuk është e vërtetë unë jap dorëheqjen si kryetar bashkie. Çmimi në Tiranë është 65 lekë/m3, çmimi i ujit në Kamëz,  Bathore, Paskuqan, Babrru,  pra në zonën më të varfër të Shqipërisë qëndrore është 67 lekë plus 20 lekë kanalizime afrofe. Një lumë na ndan me Bathoren dhe Kamzën. Atje është 80 % e popullsisë me ndihmë ekonomike, këtu është 80 % e popullsisë e punësuar. Nuk ta krahasova me Durrësin që është mbi 10 lekë apo me Pogradecin dhe Korçën që është 119-120 lekë/m3’.

Në citimin e shkëputur nga intervista e kryetarit të Bashkisë Tiranë për ujin e pijshëm, flitet për çmimin e ujit për Kamzën, Bathoren, Paskuqanin dhe Babrrunë. Veliaj tha se çmimi i ujit në zonat e lartëpërmendura është 67 lekë/m3, por në fakt sipas çmimit të publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Kamëz, uji i pijshëm për abonentët familjarë ka të njëjtin çmim me Bashkinë Tiranë, 65 lekë/m3.

Për Durrësin Veliaj tha se uji është mbi 10 lekë më shtrenjtë. Sipas përgjigjes që Bashkia Durrës ka dhënë për “Faktoje”, rezulton se diferenca e ujit të pijshëm mes bashkisë Tiranë dhe Durrës lëviz me 5 lekë më shumë. Ndërsa në qytetin e Korçës çmimi i ujit të pijshëm është 77 lekë, jo 120 lekë sa deklaroi Erion Veliaj.

*Të dhënat e mësipërme janë siguruar nga bashkitë përkatëse

Të dyja deklaratat e Veliajt që kanë të njëjtin subjekt të temës, pra çmimin e ujit, janë verifikuar nga “Faktoje’’ dhe sipas fakteve të renditura më sipër do t’i klasifikojmë si GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img