BallinaFaktometerE PavërtetëPostimi i Sali Berishës për mbetjet në plazhin e Durrësit rezulton FAKE NEWS

Postimi i Sali Berishës për mbetjet në plazhin e Durrësit rezulton FAKE NEWS

ANDI BORA & ANXHELA RUÇI

Një grumbull i madh plehrash që pluskojnë në brigjet e plazhit të Durrësit. Këtë ka dashur të tregojë sot Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”. Në mbishkrimin që shoqëron videon, Berisha i drejtohet kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe kryeministrit Edi Rama për situatën në të cilën sipas tij, ata e kanë lënë qytetin bregdetar.

 “Shikoni videon se ku e ka katandisur Durrësin piktori dështak, Gjushi dhe pleh-qeveria e tij!”, shkruan ish-kryeministri.

“Faktoje” kërkoi për historinë e videos dhe publikimin e saj të parë, për të verifikuar nëse vërtet pamjet ishin nga qyteti i Durrësit.

Nga kërkimet tona, rezulton se për herë të parë kjo video është publikuar në rrjetin social “Reddit.com”, përpara pesë ditësh.

A depressing and infuriating sight from gifs

Ndërkohë ditën e djeshme, gjigandi mediatik BBC (British Broadcasting Corporation) ka publikuar të njëjtën video ku shpjegon sesi një pirg me mbetje plastike godet Republikën Domenikane e cila ndodhet në Karaibe, përtej oqeanit Atlantik në anën tjetër të botës.

 

Nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe jo vetëm, bëhen protagonistë të Fakenews-eve. Do të ishte me vend, që përpara postimeve të tilla, gjithmonë të bëhet një verifikim bazik i materialit, fotove apo videove, duke marrë parasysh ndikimin që kanë tek audienca dhe impaktin negativ që krijojnë për imazhin e Shqipërisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img