BallinaAnkesa dhe KorrigjimeSi u përgjigj Bashkia Durrës 27 pyetjeve të Faktojes për çështjen e mbetjeve?

Si u përgjigj Bashkia Durrës 27 pyetjeve të Faktojes për çështjen e mbetjeve?

Kërkojmë nga ana juaj të na jepet informacioni i kërkuar:

  1. Sa ton mbetje në vit ka prodhuar bashkia Durrës për vitet 2015-2020(vlerat faktike)?
  • Bashkia Durres për vitet 2015-2020 ka prodhuar mesatarisht 288.880 ton . Mesatarisht 38146 Ton/vit këtu behet fajle vetem NSHK Durres.
  1. Sa janë parashikimet e mbetjeve në vit në ton për vitet 2021-2036?

Parashikimet e mbetjeve në ton për vitet 2021-2036 janë mesatarisht 33.000 deri ne 40.000  Ton.

  1. Ku bazohen parashikimet e mbetjeve për pikën 2 më lart. Ju lutem na vendosni në dispozicion studimin përkatës.
  • Parashikimet mbështeten në shtimin e popullsise, si edhe  në rritjen e mirqenies.
  1. Sa është kohë zgjatja e kontratës që planifikoni të nënshkruani me Landfillin e Sharrës?

-Deri  tani nuk ka asnjë parashikim konkret .

  1. Sa është çmimi për ton mbetje që po negociohet në zbatim të kontratës më landfillin e Sharrës?———-
  2. Sa janë parashikimet e kostove buxhetore për secilin vit të kontratës sipas viteve?———–

7. Sa ton mbetje inerte ka prodhuar Bashkia Durrës gjatë viteve 2015-2020?

  • Nshk Durres ka prodhuar ineerte gjatë vieteve 2015-2020 rreth 23.300 Ton mbetje interte, mestarisht rreth 3880 Ton/ vit.
  • 8. Sa janë parashikimet e mbetjeve inerte për vitet 2021-2036?

-Mbetjet inerte nuk klasifikohen në llojin e mbetjeve për te cilin do te nenshkruhet kontrata me Landfillin e Sharrës.

  1. Ku bazohen parashikimet e mbetjeve për pikën 2 më lart. Ju lutem na vendosni në dispozicion studimin përkatës.
  2. Parashikimet lidhen ne varesi te projekteve ndërtimore qe do të kete nga Bashkia Durres.
  3. A do të depozitohen mbetjet inerte në landfillin e Sharrës?
  • Jo,vetem mbetjet urbane.
  1. Kush do ti paguajë mbetjet e inerteve biznesi apo buxheti i bashkisë?
  • Nga prodhuesi që i gjeneron.
  1. Sa është tarifa për ton mbetjesh inerte që po negociohet me landfillin e Sharrës?

———-

  1. Sa janë parashikimet e kostove për secilën vit të kontratës sipas viteve për mbetjet inerte?
  • Nuk ka mbetje inerte ne lidhje me Sharren

Mbiburimet e financimit

  1. Sa është mbështetja buxhetore që do të kërkojë Bashkia Durrës nga qeveria për secilin vit të kontratës?

Në varesi të kontratës së depozitimit të mbetjeve. deri më sot Bashkia Durres nuk ka asnjë kontrate të lidhur  me operator në fushen e depozitimit të mbetjeve.

  1. Sa është buxheti i mbetur për muajit e vitit 2021 për menaxhimin e mbetjeve?
  2. Sa është kostoja e parashikuar për muajit e mbetur të vitit 2021 për menaxhimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës?
  3. Sa janë kostot për muajit e mbetur të vitit 2021 përveç pagesave në landfillin e Sharrës si psh: pagat,sigurimet,kompanitë e grumbullimit dhe transportit të plehrave?
  4. Sa është nevoja për fonde shtesë për vitin 2021 dhe për vitet e tjera në vijim si rezultat i marreveshjes me landfillin e sharres?

————

  1. Cilat janë burimet e financimit të bashkisë?

————

  1. A parashikoni që të rritet tarifa e pastrimit në vitet në vazhdim?

-Bazuar nga shtesa e sektorit te menaxhimit te mbetjeve .

  1. Na dërgoni dokumententacion që keni dërguar në Ministrinë e Financave në lidhje me nevojën për mbështetjen buxhetore apo për të përfituar nga fondet e qeverisë shqiptare.
  2. Në planin afatgjatë çfarë masash do të marrë bashkia Durrës për qëndrueshmërinë financiare të sa dhe uljes së nevojës për tu drejtuar buxhetit të shtetit?

          Strategjia afatgjatë e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Durrës

  1. Dërgimi nëlandfillin e Sharrësështëzgjidhje e përkohshmeapo e përhershme?
  2. Nëqoftëse është një zgjidhje e përkohshme,çfarë zgjidhje po mendon Bashkia Durrës për të vënë në zbatim gjatë përiudhës së kontratës e Landfillit të Sharrës?
  3. Sa janë kostot e shpenzimeve kapitale për krijimin e një landfilli për bashkinë tuaj?
  4. A po e mendonisi zgjidhje PPP siç vepruan Bashkitë e Qarkut të Tiranës?

Në lidhje me pyetjet e mësipërme 24-27 ,nuk ka një strategji afatgjatë në lidhje me këtë problem .Bashkia Durrës në bashkëpunim me pushtetin qëndror është në   proces për gjetjen dhe aplikimin e një zgjidhje përfundimtare problematikës së mbetjeve.

 

*Në datën 25 tetor 2021 në lajmin e kategorisë Burokraci “Si iu përgjigj bashkia Durrës 27 pyetjeve të Faktoje për çështjen e mbetjeve”, ka pasur një lapsus në pasqyrimin e një shifre. Lapsusi është në përgjigjen e pyetjes së parë.

Pergjigjja me lapsusin është:

Bashkia Durrës për vitet 2015-2020 ka prodhuar mesatarisht 880 ton.

Varianti i saktë, sipas përgjigjes zyrtare të bashkisë Durrës (Siç vërtetohet edhe nga e-maili zyrtar) është:

Bashkia Durrës për vitet 2015-2020 ka prodhuar mesatarisht 288.880 ton.

Lapsusi u korrigjua më 22.02.2022

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img