.

.

BallinaPertejShpenzimet për Shëndetësinë në rënie, pavarësisht pandemisë

Shpenzimet për Shëndetësinë në rënie, pavarësisht pandemisë

Në 6-mujorin e parë të vitit 2020, shpenzimet e përgjithshme për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri rezultuan në rënie, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e përkthyer në shifra, 83 milionë lekë më pak.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe të raportuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshmojë për këtë tkurrje të shpenzimeve për shëndetësinë edhe pse situata nga pandemia imponon kosto shtesë për shkak të masave që parashikon.

Viti 2019

Viti 2020

Shifrat janë në milionë lekë

Në 6-mujorin e parë 2020, sektorët që pësuan rritje të shpenzimeve, ishin mbrojtja sociale me 14.8%, mbrojtja e mjedisit me 52%, rendi dhe siguria publike me 1.6%.

 Investimet në Shëndetësi, deklarata dhe studime

Buxheti për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2020 ka një rritje me 4%, krahasuar me 2019. Vetëm për sektorin e shëndetësisë rritja e buxhetit, krahasuar me buxhetin e vitit 2013 është 48% më shumë. Gjatë vitit 2020 financojmë 26 milion dollarë vetëm për investimet në shëndetësi”, pati thënë në 18 nëntor 2019 ministrja Manastirliu teksa prezantonte në Komision Buxhetin 2020.

Edhe pse ky projeksion i ministres dhe qeverisë ishte para dy krizave që rezultuan edhe financiare (tërmeti dhe pandemia), nisur nga shifrat e deritanishme rritja e investimeve në Shëndetësi duket e vështirë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë parlajmëroi më herët vendet për mundësinë e një faze të dytë të virusit në vjeshtë dhe u kërkoi të merrnin masa duke investuar në sektorin e Shëndetësisë.

Ndërkaq, Banka Botërore, në raportin “Ndikimi i COVID-19 në sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor”, bën një analizë të sistemeve shëndetësore në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria, për vitin 2019 vlerësohet shumë dobët për kapacitetet shëndetësore në klinika, spitale dhe qendra të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, Shqipëria është më dobët nga të gjitha vendet e tjera edhe për cilësinë e ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img