BallinaPertejPas rasteve me koronavirus, çfarë ndodh nëpër markete në Tiranë

Pas rasteve me koronavirus, çfarë ndodh nëpër markete në Tiranë

JOEL ÇELA

Pas deklarimit publik të identifikimit të dy rasteve të para me COVID -19, në Shqipëri, qindra qytetarë kanë shkuar drejt supermaketeve për të blerë ushqimet e shportës, oriz, miell, makarona, vaj, sheqer, ujë, dhe qumësht, por në sasi më të mëdha se zakonisht.  Faktoje shkoi në disa rrjete marketesh të Tiranës, ku konstatoi rafte të boshatisura nga produktet e sipërpërmendura.

“Fluksi ka qenë i madh përgjatë gjithë ditës. Qytetarët kanë blerë ushqimet e shportës në sasi shumë më të mëdha se zakonisht. Të paktën 20 persona kanë bërë blerje që e tejkalonin vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra, ndërsa një zonjë ka blerë 250 mijë lekë furnizime.” shprehet L.K, arkëtare në një nga marketet më të mëdha në Tiranë.

E njëjta situatë na u konfirmua edhe nga pronari i një pike shumice në rrugën e Elbasanit, i cili tha për Faktoje se nuk e mbante mend numrin e qytetarëve që e kishin tejkaluar vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra, pasi ishin të shumtë:

“Klientët tanë që i njohim kanë ardhur dhe kanë blerë sa kanë mundur. Produktet që zakonisht i marrin me qese, sot i kanë blerë me koli. Nuk kanë pushuar gjithë ditën dhe them se pasdite do ketë më shumë, ngaqë në mëngjes janë në punë. Nuk e di të sigurtë sa persona kanë blerë mall mbi 100 mijë lekë, por kanë qenë shumë, me dhjetëra. Një zonjë erdhi dhe bleu 150 mijë lekë produkte vetëm pak më parë”.

Masat e marra nga qeveria, në kuadër të COVID -19, për të shmangur grumbullimet ka sjellë panik tek qytetarët, të cilët kanë vrapuar drejt supermaketeve. I njëjti fenomen u vërejt edhe në zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img