BallinaPertejShkelet Kodi Zgjedhor, postera të subjekteve politike në institucione publike në Tiranë e Shkodër

Shkelet Kodi Zgjedhor, postera të subjekteve politike në institucione publike në Tiranë e Shkodër

EDIT NIKOLLI & EMI KALAJA

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me anë të një udhëzimi kufizon përdorimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës zgjedhore, në institucione publike apo private. Gjatë verifikimi në terren, Faktoje ka evidentuar disa raste të shkeljes së këtij vendimi në Tiranë dhe Shkodër.


Në udhëzimin e “Komisionit Qendror i Zgjedhjeve”,  neni 3 pika 2 për caktimin e vendeve dhe afishimin e materialeve propagandistike thuhet:

“Ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekrative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit.”

Faktoje gjatë një vezhgimi në terren, në Tiranë dhe Shkodër ka konstatuar shkelje të këtij neni. Materiale propagandistike janë konstatuar pikërisht në vendet ku është e ndaluar.

                   Afishimi i pankartave propagandistike në RTSH, Shkodër, 12 prill 2021

Në 12 prill, në ndërtesën e RTSH Shkodrës, një institucion publik që mbahet me taksat e qytetarëve, u konstatua një pankartë e përmasave të mëdha me mesazh të qartë politik, por pa logon e subjektit që e ka publikuar.

Me anë të këtij posteri ironizohen përfaqësues të opozitës dhe presidenti.

                                                    Heqja e posterit nga policia e Shkodrës

Posteri është hequr nga forcat e policisë, e cila sias ligjit ngarkohet me këtë detyrë në rast të evidentimit të shkeljeve.

                       Afishimi i materialeve propagandistike të kandidatit për deputet Benet Beci

Po ashtu në shëtitoren e Shirokës, në Shkodër, kandidati për deputet Benet Beci së bashku me ekipin e tij, ka realizuar për të rinjtë e këtij qyteti për disa ditë, një kinema të hapur. Ky aktivitet ka nisur me afishimin e posterit të imazhit të tij për të bërë promovimin tek të rinjtë e Shirokës, duke shkelur Kodin Zgjedhor. Ky aktivitet rezulton të jetë edhe në shkelje të nenit 78 pika 9 e Kodit Zgjedhor.

                                               Vendimi i Kodit Zgjedhor, neni 78, pika 9

Ndërkohë në Tiranë kemi konstatuar shkelje të kufzimeve për vendosjen e materialeve propagandistike. Në muret e jashtme të universitetit Bujqësor, Faktoje konstatoi postera të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Halit Valteri, në shkelje të udhëzimit të KQZ.

                      Afishimi i posterave propagandistike në Universitetin Bujqësor të Tiranë, 13 prill

                  Afishimi i posterave propagandistike në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 13 prill

Gjatë vëzhgimit, Faktoje konstatoi se edhe në kolonat në hyrje të këtij univeristeti ishin vendosur postera të të njëjtit subjekt që më pas ishin hequr ose grisur.

                         Posterat e vendosura në kolonat të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Faktoje do të vijojë monitorimin në terren lidhur me zbatueshmërinë e Kodit Zgjedhor përgjatë periudhës zgjedhore dhe në vijim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img