BallinaPertejBashkia Tiranë, nuk publikon vendimin për afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore

Bashkia Tiranë, nuk publikon vendimin për afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore

Me anë të një udhëzimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, detyron kryetarët e bashkive të caktojnë vendet për afishimin e materialeve propagandistike për zgjedhjet dhe të shpallin këtë vendim në faqet zyrtare të internetit. Faktoje verifikoi 11 bashki, nëse e kanë zbatuar këtë detyrim siç e kërkon Kodi Zgjedhor dhe konstatoi se Bashkia e Tiranës dhe e Gjirokastrës nuk e kanë respektuar këtë detyrim ligjor, edhe pse ka mbetur 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve


Vendosja e materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore, bëhet vetëm në vendet e përcaktuara nga bashkitë, në pajtim me rregullat e Kodit Zgjedhor, vendim që merret jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Në nenin 3 pika 7 të Kodit Zgjedhor thuhet:

“Vendimi i kryetarit të bashkisë për caktimin e vendeve për afishimin e materialeve propagandistike bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë menjëherë pas miratimit dhe një kopje e tij i njoftohet Komisionerit Shtetëror për zgjedhjet brenda 24 orësh nga miratmi i tij. Vendimet e marra nga kryetarët të bashkive përpara miratimit të këtij udhëzimi rishikohen në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim”.

Më 8 prill, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion 9 bashkive duke i pyetur nëse e kanë publikuar vendimin përkatës në faqen e internetit sipas detyrimit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Deri në publikimin e këtij artikulli, u përgjigj vetëm bashkia Lezhë e cila na vuri në dispozicion linkun përkatës.

                                                               Përgjigjja e Bashkisë Lezhë

Kjo bashki rezulton ta ketë publikuar vendimin në fjalë, në faqen zyrtare ashtu siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor.

                                               Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë

Faktoje bëri një verifikim edhe në faqet e internetit të bashkive të cilat nuk i janë përgjigjur kërkesës për informacion lidhur me vendimin për vendosjen e materialeve propagandistike.

Nga këto kërkime na rezultoi se bashkitë e vogla e kanë të publikuar vendimin.

                                                       Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Shijak

                                             Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Pukë

                                              Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Memaliaj

                                         Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Libohovë

                                                   Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Divjakë

Tirana dhe Gjirokastra nuk publikojnë vendimet

Gjatë verifikimit tonë rezultoi se bashkia Tiranë nuk e ka publikuar vendimin e kryetarit Veliaj mbi vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike të subjekteve. As bashkia e Gjirokastrës nuk e ka përmbushur këtë detyrim të Kodit Zgjedhor.

Por në përgjigjen zyrtare, dërguar me postë elektronike në Faktoje, Bashkia Gjirokastër na konfirmon se ka përcaktuar vendet për afishimin e materialeve propagandistike të subjekteve zgjedhore, por që gjatë kërkimit tonë në faqen zyrtare në internet nuk i gjetëm.

                                           Përgjigje e Bashkisë Gjirokastër, 15 prill 2021

Ndërkohë bashkitë që e kanë publikuar në internet vendimin në fjalë, janë Bashkia Fier më 25 mars 2021, Bashkia Vlorë  më 29 mars 2021, Bashkia Shkodër më 29 mars 2021, Bashkia Sarandë më 25 mars 2021.

                                         Njoftimi në faqen zyrtare të Bashkisë Sarandë

Më herët Faktoje iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi zbatueshmërinë e Kodit Zgjedhor për vendimet e kryebashkiakëve për vendet e afishimit të materialeve propagandistike dhe presim përgjigje.

                 Kërkesë për informacion drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 12 prill 2021

Ndërkohë në një raport të “Komitetit Shqipëtar të Helsinkit” në muajin mars 2021, për monitorimin e zgjedhjeve Parlamentare, ka rezultuar se disa bashki në vend nuk kanë të publikuar në faqen zyrtare vendimin për përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike, ashtu siç konstatoi edhe Faktoje kur kanë mbetur më pak sy dy javë nga data e zgjedhjeve të përgjithshme.

Faktoje do të vijojë monitorimin e zbatueshmerise së Kodit Zgjedhor përgjatë periudhës zgjedhore dhe në vijim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img