BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookRiciklohet pas një viti dokumenti i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën

Riciklohet pas një viti dokumenti i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën

Lajmi për zbulimin e dokumentit slloven për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën është risjellë ditët e fundit si një riciklim i diskutimeve të prillit 2021. Ky dokumenti risillet sa herë ka marrëveshje me rëndësi në rajon për të ngjallur interes tek lexuesit dhe përfituar klikime.

Nevila Gjata

Sa herë që në rajon diskutohen marrëveshje të rëndësishme dhe me impakt, nga media të caktuara, për interesa krejtësisht të njëanshme, riciklohen debate që kanë lidhje me kufijtë në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur Uashingtoni shpreson për një marrëveshje të shpejtë për targat mes Kosovës dhe Serbisë në portalin lajme flesh u publikua më 20 tetor lajmi për një zbulimin e një dokumenti ku pretendohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

(screenshot I lajmit te publikuar ne lajmeflesh.com)

Nëse shikon përmbajtjen në brendësi, artikulli riciklon fund e krye një debat të vjetër të më shumë se një viti më parë, pikërisht në kohën kur debatohej ethshëm mbi ekzistencën ose jo të një marrëveshje shkëmbimi territoresh midis Kosovës dhe Serbisë. Shkrimi ka risjellë një përmbajtje të marrë copy- paste nga një përkthim që i është bërë një media sllovene “Necenzurirano.si”, në prill të vitit 2021.

Titulli i publikuar në lajmeflesh.com është pjesërisht i saktë, sepse lë pa përmendur elemente të rëndësishme që kanë ndodhur më pas duke risjellë debatin jashtë konteksti.

“Faktoje” sjell një përmbledhje të këtij debati që mbeti në kufijtë e një dokumenti jo zyrtar që qarkulloi në disa media kryesisht për interesa të caktuara lobimesh në rajon.

Një vit më parë, në tregun mediatik rajonal u servir një dokument diplomatik jozyrtar, që pretendohej se i ishte dërguar Brukselit për një ndryshim të kufijve në rajon. Dokumenti që parashikonte shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, aneksimin e Republika Srpska në Serbi dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, u riciklua fillimisht nga media sllovene “Uncensored.si” e më pas u shpërnda edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

U fol shumë për këtë dokument përmes analizash në mediat vendase, por edhe ato të huaja, madje u vunë në lëvizje edhe kontaktet diplomatike.

Megjithatë, askush nuk  konfirmoi zyrtarisht se presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kishte marrë një dokument me një përmbajtje të tillë nga Sllovenia.

Gjithçka u mbyll në kufijtë e bisedimeve jo zyrtare me një samit të organizuar po nga Sllovenia në muajin shtator të vitit të kaluar ku zyrtarisht u konfirmua perspektiva  evropiane e rajonit dhe asnjë fjalë për dokumentin qarkullues.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img