BallinaPertejRama, media dhe tërmeti

Rama, media dhe tërmeti

MERXHAN DACI

Pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri Rama ashpërsoi gjuhën e përdorur ndaj medias, veçanërisht ndaj asaj online. Përmbajtjen e informacioneve të shpërndara nga media online, shpesh kritikuese ndaj mënyrës si u menaxhua situata e emergjencës pas tërmetit, kryeministri e përcolli me akuza të rënda, kërcënime dhe fyerje në drejtim të medias dhe gazetarëve.


Dy ditë pas tërmetit që mori 51 jetë njerëzish, kryeministri gjeti kohë të merrej personalisht me median duke paralajmëruar për ndërhyrje me forcë deri në mbylljen e tyre.

Kryeministri vazhdoi më tej duke u shprehur me terma urdhërues ndaj medias. “STOP” dhe “MENJEHERË” ishin disa prej tyre në cicërimat e tij në Twitter.

Në 1 dhjetor nga Durrësi Rama iu drejtua mediave:

Unë mendoj që nuk është normale ajo që bëjnë ata që ju nxjerrin në terren sepse duhet të investojnë që të jepni sa më shumë energji pozitive, dhe të mos merreni nga këto historitë që janë anësore. I luajtët njerëzit mendsh, nuk e kam me ju këtu, por me njerëzit që ju drejtojnë nga redaksitë”, tha Rama.

Në 2 dhjetor, Rama vazhdoi me mesazhe kërcënuese drejtuar mediave, kryesisht atyre online. “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Rama e çoi më tej këtë diskurs ndaj medias duke dhënë këshilla për përmbajtjen nën ‘petkun’ e një kryeredaktori.

Rama vazhdoi me përdorjen e ‘viktimave’ për të ilustruar se sa keq media po raportonte sipas tij ato ditë traumatike.

Kam takuar një djalë që humbi babain, dhe e humbi babain për shkakun tuaj, jo tuajin këtu, por për shkak të mediave. Babai ishte duke vdekur në Spitalin e Durrësit dhe duke qenë se për fat të keq njerëzve s’u rrihet dot pa parë televizor, u mbushën televizorët, po shembet Spitali i Durrësit, e morën babain në krah nga frika se do u binte spitali në kokë bashkë me babain dhe do vdisnin të gjithë dhe babai vdiq rrugës. Kjo është kriminale.”

“Faktoje” vëren se në rast të një akuze për vrasje, si ajo që kryeministri ua ngarkoi mediave, një Prokurori do të duhej të kishte të paktën një akt ekspertize (autopsinë në këtë rast) për ta bazuar. Deri në momentin e mungesës së një prove bindëse, një akuzë kaq e rëndë mbetet potencialisht një spekulim ose shpifje.

Pak ditë pas tërmetit, një portal u bë krejtësisht i paarritshëm ndërsa një tjetri iu bllokua editoriali. Këshilli Shqiptar i Medias reagoi duke thënë se qeveria po shfrytëzonte situatën e tërmetit për të censuruar median.

“Qeveria nuk duhet ta përkthejë gjendjen si një arsye për të ushtruar censurë mbi mediat”, tha KShM.

“Qeveria nuk mund të bllokojë zërat kritikë, aq më tepër nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme”, shtoi KShM duke i sugjeruar qeverisë të mos ndiqte rastin e Erdogan i cili përdori rastin e “puçit ushtarak” për të censuruar median.

Por ndërkohë diskutimi për paketën ‘antishpifje’ kishte nisur vrullshëm dhe me nxitim diskutimin në komisione, pasi synimi ishte i qartë: votimi në 19 dhjetor (që u bë në 18 dhjetor).

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img