BallinaProjekteYOUTH RAPProtestat e pedagogëve dhe ndikimi i tyre tek studentët dhe procesi mësimor!

Protestat e pedagogëve dhe ndikimi i tyre tek studentët dhe procesi mësimor!

Muaji shtator shënoi protestën e parë të sindikatës e pedagogëve në Shqipwri, të cilët në një kërkesë me 9 pika drejtuar qeverisë shqiptar, kanë kërkuar ndër të tjera dhe rritjen e pagës. Kjo protestë përvec pedagogëve prek edhe studentët, të cilët po përgatiten për vitin e ri akademik.

Endi Kalemaj

“Meqë erdhëm tek financat, rektori Koni ka bërë dhe një premtim në fushatë do t’ju rris rrogat. Të them të drejtën nuk e di si e kishte menduar rritjen e rrogave por unë jam këtu për t’ju thënë që premtimi i tij do të realizohet dhe e kam zili se imagjinojeni sa bukur do të ishte për mua sikur premtimet e mia do ti realizonte dikush tjetër.Për vitin 2017 ne do t’i rrisim pagat e pedagogëve, pra pagat në arsimin e lartë, siç nuk janë rritur asnjëherë më parë, dhe kjo do të ndodhë për gjithë arsimin, por këtu jemi për arsimin e lartë “, – deklartonte në vitin kyeministri Edi Rama.

Gjatë asaj dalje publike Rama bëri të ditur se nga rritja e pagave do përfitojnë 3.260 punonjës, që do të shpërblehen duke filluar nga marsi i vitit 2017.

Çfarë ka ndodhur realisht?

Edhe pse në muajin korrik 2022 qeveria shqiptare prezantoi skemën e rritjes së pagës me 6% për  punonjësit e arsimit, arsimi i lartë është i përjashtuar u përjashtua nga kjo skemë.

Ne pyetën minisitrinë e Arsimin lidhur më këtë çështje, por deri momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk kemi ende asnjë përgjigje.

Sceenshot pyetjet dërguar pranë Ministrisë së Arsimit

Më 15 shtator 2022, pas peticionit të dërguar më 30 Gusht 2022 qeverisë për rritjen e pagave, Pedagogët e Universitetit të Tiranës, sindikata e tyre dhe pedagogë nga rrethet u mblodhën në protestë përpara Fakutetit të Shkencave të Natyrës.

Foto nga protesta e pedagogëve, 15 shtator 2022

Ndër 9 kërkesat kryesore, rritja e pagave për pedagogët dhe stafin mbështetës akademik mbetet kryesorja sipas tyre.

Faqja e parë e peticionin të firmosur drejtuar qeverisë shqiptare

 “Ka një peticion të shkruar nga sindikata, pikat kyce janë rritja e pagave jo vetëm për stafin akademik, por edhe për stafin ndihmës akademik, administrate, etj. sepse janë pjesë e rëndësishme e stafit akademik. Elementi dytë është përforcimi i kërkimit shkencor. Në Shqipëri vuajmë nga mungesa e kërkimit shkencor, mbi 10 vjet kanë qenë doktoraturat e mbyllura, projekte përfituese janë shumë pak, mbështetja shumë e ulët, si rrjedhojë ne nuk avancojm dot në këtë drejtim. Ka edhe pika të tjera shumë specifike, të cilat krijojnë ngërcin si për pedagogët dhe studentët.

Nëqoftëse nuk ka një arsim cilësor, nëse nuk krijohet ai terreni siç duhet, nesër nuk do ketë një shoqëri cilësore, një prodhim cilësor. Po të bëjmë një krahasim ne me rajonin, mos ta krahasojmë veten me Francën dhe Gjermanin, por të bëjmë një krahasim me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut do të shohim që rrogat tona janë sa gjysma e tyre, madje dhe më pak.  Nëse nuk vlerësohet puna e ndershme, do të bjerë cilësia do të kemi shumë pedagog të vlefshëm që nuk do të japin mësim, sepse do punojnë pranë sektorit privat, do emigrojnë dhe këtë do e vuajmë të gjithë si shoqëri,”- u shpreh për Faktoje, pedagogu Ilir Alimehmeti.

Sipas profesori Ilir Alimehmeti, është lajmëruar protesta e radhës më datë 5 tetor 2022 dhe nëse kërkesat e pedagogëve nuk plotësohen do të vazhdohet me bojkot dhe protesta nga ana e sindikatës së pedagogëve.

Një tjetër pjesëmarrës në protestë Piro Gjika – laborant pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, theksoj faktin e rritjes së pagës së stafit ndihmës akademik me 30% pjesën e periudhës tetor 2022 dhe 20% për periudhën tetor 2023.

Sipas sindikatës së pedagogëve, mosrealizmi i kërkesave të tyre do të përkthehet në bojkot të procesit mësimor, i cili do të ndikojmë tek studentët që po përgatiten për vitin e ri akadamik që nis më datë 17 tetor 2022.

Po çfarë mendojnë studentët për këtë situatë dhe ai përkrahin ata pedagogët e tyre?

Pjesa më e madhe e studentëve i përkrahin profesorët e tyre, por ata shprehin gjithashtu dhe rezerva duke treguar se bojkoti jo vetëm do të ndikonte në procesin mësimor, por dhe në shpenzimet e tyre.

“Kërkesat e pedagogëve janë shumë të drejta dhe legjitime, ndaj ftoj çdo student t’i mbështesë në kauzën e tyre, nuk mund të vlerësohet një pedagog me grada shkencore me 50 mijë lekë të reja, është turp.”- shprehet V.H studenten e vitit të 3 bachelor Biologji, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

E nëse greva e pedagogëve do të vijojë me bojkot, një ndër problematikat që ngrejnë, veçanërisht studentët e ardhur nga rrethet e tjera, është kosto e lartë e shpenzimeve që ata duhet të bëjnë për të të qëndruar në Tiranë dhe pa e patur të mundur që të nisin provesin mësimor.

“Unë vij nga Vlora dhe jam me qira në Tiranë. Kam gjetur një shtëpi me qira që shtator, sepse në tetor kur nis shkolla çmimet rriten shumë. Pjesa e bojkotit të pedagogëve nëse do të bëhet më ndikon shumë, sepse është një shpenzim shumë i madh për mua me çmimet që janë rritur dhe se unë do të duhet të vazhdoj të rri në Tiranë, ndërkohë shkolla nuk fillon. I mbështes kërkesat, por pedagogët duhet të zgjedhin një mënyrë alternative për të realizuar kërkesat, bojkoti nuk është zgjidhje.” shprehet Klevisi, student në vitin e 1 Master Shkencor pranë Fakultetit të  Shkencave Sociale, dega Psikologji

Në prononcim për faktoje.al shumica e studentëve u shprehën se i përkrahin pedagogët dhe sepse këta të fudit kanë qenë pranë tyre në protestën e vitit 2018.

“Në protestën e 2018, pedagogët na kanë mbështet në kauzën tonë të drejtë, në të njëjtën mënyrë dhe ne do të jemi përkrah tyre për t’i mbështetur, në vlerësimin që duhet të kenë në shoqëri dhe në rritjen e cilësisë së arsimit,”-shprehet Amiri student në vitin e 3 pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img