BallinaPremtimePandemia nxori zbuluar digjitalizimin e shkollave

Pandemia nxori zbuluar digjitalizimin e shkollave

ANXHELA RUÇI

Mësimi online gjatë kohës së pandemisë ishte një mënyrë e re, e imponuar për nxënësit, përfshirë edhe ata të gjimnazeve. Që prej vitit 2018, shkollat e mesme të përgjithshme duhej të ishin digjitalizuar, sipas një premtimi të kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit në atë kohë, Lindita Nikolla. Por realiteti i ri i krijuar nga mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë, tregoi se ky proces, në rastin më të mirë ka qenë i cunguar.

—————————————————————————————————————————————–

Në prill të 2015-s kryeministri Edi Rama së bashku me Lindita Nikollën, asokohe ministre e Arsimit, prezantuan projektin “ Klasa inteligjente, shkolla digjitale”. Ky projekt madhor për arsimin, i cili u pilotua në 60 shkolla të mesme të përgjithshme, synonte që brenda vitit 2018 të gjitha shkollat e mesme në Shqipëri të kishin klasa digjitale. Në këto klasa digjitale,  krahas librave do të përdoreshin edhe tabletat për procesin e shpjegimit.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Po çfarë ka ndodhur me projektin e klasave inteligjente?

Në një kohë pandemie, ku nxënësit po mësojnë online dhe po përdorin rrjetet sociale për të shkëmbyer informacion me mësuesit, “Faktoje” u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, se çfarë ka ndodhur me premtimin se brenda 2018 të gjitha shkollat e mesme do të kishin klasa digjitale.

Kjo ministri në përgjigjen e saj dërgoi një listë me shkollat e mesme të përgjithshme të cilat kanë klasa digjitale. Në katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitare( DRAP) të Lezhës, Durrësit, Fierit dhe Korçës janë 61 shkolla të mesme të përgjithshme që kanë klasa digjitale.

Përgjigjia zyrtare e Ministrisë së Arsimit

Pra numri i shkollave digjitale ka mbetur pothuajse i njëjtë që nga projekti pilot i prezantuar në vitin 2015. Gjatë këtyre viteve, sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit, në listën e shkollave digjitale është shtuar vetëm 1 shkollë , ndërkohë që u premtua shtrirja e klasave inteligjente në të gjitha shkollat e mesme të përgjithshme.

Përveç kësaj, duket se klasat inteligjente nuk janë funksionale në të gjitha shkollat ku ky sistem është zbatuar. Nga 61 shkolla, vetëm në 21 sprej tyre digjitalizimi është funksional, ndërsa në 3 shkolla, ministria thotë se ky proces është pjesërisht funksional, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pavarësisht premtimit për klasa dhe shkolla inteligjence, qeveria ka shkelur premtimin. Shumica e e librave që përdorin sot nxënësit janë digjitalizuar, por pavarësisht kësaj, mësuesi mbetet burimi kryesor i informimit.

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img