BallinaPertejPandemia bllokoi shitjen e gjësë së gjallë në Shqipëri por jo importin

Pandemia bllokoi shitjen e gjësë së gjallë në Shqipëri por jo importin

Pandemia la pasoja edhe te blegtorët në Shqipëri. Shume prej tyre ankohen se u kanë mbetur pa shitur qengjat e kecat, tregtimi i të cilëve zakonisht njeh rritje gjatë festave. Por periudha e pashkëve, sivjet u shoqërua me mbylljen e aktiviteteve tregtare duke lënë ‘stok’ gjënë e gjallë. Megjithatë INSTAT konfirmon se gjatë tre muajve të parë të vitit Shqipëria pati importe të larta nga vendet e rajonit të gjësë së gjallë.

 —————————————————————————————————————————————

Një nga sektorët e prekur nga bllokimi i ekonomisë që solli koronavirusi COVID-19, është edhe blegtoria.

Ervin Resulaj, drejtor ekzekutiv i ACE (Agro Consulting and Expert) që operon në zonën e Fierit në fushën e veterinarisë tha për “Faktoje” se nga komunikimi me blegtorët nga zona te ndryshme te Shqipërisë këto kohë, konstaton se ka një bllokim me pasoja për këtë komunitet.

Në masë sivjet blegtorët kanë qengja dhe keca pa shitur. Arsyet kryesore janë bllokimi nga COVID-19, që solli edhe më pas disa efekte zinxhir si psh. mbyllja e tregjeve apo mungesa e kërkesës në ditët e festave, kur zakonisht ka shumë tërheqje”.

Robert Selimi, blegtor në zonën e Fierit tha për Faktoje se 300 krerë dele dhe qengja që i kanë ngelur pa shitur.

Pazari është mbyllur, nuk kemi ku t’i shesim”-tha ai.

Tafil Jaupaj, blektor në zonën e Darzezës, tregon se edhe ai ka pasur probleme me shitjen e gjësë së gjallë.

Kam mbi 300 dele dhe nuk ka tërheqje, është bllokuar komplet. Unë me këto jetoj”- tha ai.

Dele duke kullotur, foto: Ervin Resulaj

INSTAT për tregtinë e gjësë së gjallë

Shifrat e INSTAT thonë se importi i kafshëve të gjalla mbetet i lartë. Muajin e fundit Shqipëria ka importuar kafshë të gjalla në vlerën e mbi 200 milionë lekëve të reja.

Nëse krahasojmë importet me eksportet, këto të fundit nuk krahasohen me importet.

Ervin Resulaj tha për Faktoje se shumë subjekte tregtare në vend i marrin kafshët e gjalla nga Rumania dhe Bullgaria.

Di që në Fier ,Tiranë dhe Korcë ka subjekte që importojnë dhe kryesisht janë qingja Rumanie dhe Bullgarie”.

Në fakt kjo provohet edhe nga të dhënat e INSTAT për muajt janar, shkurt dhe mars.

Importet nga Rumania dhe Bullgaria të kafshëve të gjalla kanë qenë jo të pakta.

Importe po ashtu ka pasur në vlerë të madhe edhe nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Ndërkohë, nëse shohim për dy vitet e fundit, importet e kafshëve të gjalla janë rritur ndërsa eksportet kanë shënuar ulje.

Në vitin 2018 Shqipëria regjistronte një numër prej mbi 1,3 milionë krerë dele dhe afro 900 mijë krerë dhi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img