BallinaPertejPaketë ligjore Anti-Korrupsion, propozimi i Dhomës Amerikane për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri

Paketë ligjore Anti-Korrupsion, propozimi i Dhomës Amerikane për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri

ESMERALDA TOPI

Në 4 vitet e fundit indeksi i besimit të biznesit amerikan në Shqipëri ka pësuar rënie. Në konferencën vjetore të Dhomës Amerikanë të Tregtisë Presidenti i Enio Jaço deklaroi se klima e të bërit biznes në Shqipëri duhet përmirësuar duke e vënë theksin fillimisht tek lufta ndaj korrupsionit.

“Propozojmë një Pakete Anti-Korrupsion, me fokus: Parandalimin komplementar me organet ligjore prapavepruese.  Si dhe miratimin e legjislacionit anti-ryshfetit – me standardet e OSBE, ku përfshin si zyrtarët e lartë ashtu dhe të mesëm.”- deklaroi Jaço.

Një tjetër pikë e rëndësishme në përmirësimin e klimës së biznesit sipas përfaqësuesve të Dhomës Amerikane lidhet me reformimin e sistemit të prokurimeve publike.

“Adaptimi i standarteve Open Data për Prokurimet publike, përfshirë lidhjet e përfituesve për të shmangur vendimet korruptive, performancën e kaluara të kontraktorëve publik. Si dhe eliminimin në maksimum të rasteve përjashtimore nga prokurimet publike, ose përcaktimi i kritereve të qarta se kur rastet bëhen përjashtimore.” – theksoi në fjalën e tij Z. Jaço ndërkohë që shtoi se ndryshimet e shpeshta të sistemit tatimor pengojnë ardhjen e investitorëve të huaj.

“Sistemi i taksave është shumë i rëndësishëm për bizneset – parimet tona janë jetë bashkëkohor, në përputhje me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, i parashikueshem (të mos ndryshojë çdo vit) dhe të incentivojë formalizimin (jo informalitetin) e ekonomisë dhe të jetë konkurrent në Ballkan.” – tha ai duke u ndalur specifikisht tek drafti për të ardhurat që qeveria ka hedhur për konsultim publik e që sipas eskpertëvë të dhomës amerikane bie ndedh me tre nga katër parimet e tyre.

“Ligji i ri nuk duket të përmbushi standarde ndërkombëtare të kontabilitetit.  Po ashtu ligji nuk është në harmoni me luftën ndaj informalitetit – duke pranuar elementë të shpenzimeve jashtë strukturave të fiskalizimit, segmentimi i bizneseve nga xhiro, statutit – jo fitimin. Nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë duke e rritur më tej barrën tatimore.” – argumentoi Jaço.

Në këto kushte, Dhoma Amerikane i sugjeron qeverisë zgjatjen e afatit të konsultimit publik për draftin e të ardhurave, ndërkohë që ndau rezerva edhe mbi nismën e amnistisë fiskale.

“ Ne duam pak më tepër kohë që ta analizojmë hapësirën që krijon për pastrimin e parave dhe evazionin. Ky është problemi që kemi ne me amnisinë dhe jo vetëm. Nëse drafti ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, siç është FMN, BE dhe Moneyval do të ishim mbështetës ndaj amnistisë. Nëse e kundërta është e vërtetë atëherë shqetësimet tona vijojnë me këtë ligj.” – deklaroi Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë Enio Jaço.

Dhoma Amerikane numëron 225 kompani, nga të cilat 65 kompani me kapital krejtësisht amerikan ose global, 81 kompani me aksione te pjesshme Amerikane ndërsa 78 janë me kapital shqiptar. Këto kompani përfaqësojnë 30,000 punonjës $3.1 miliard të ardhura vjetore, e thënë ndryshe rreth 20% të ekonomisë shqiptare.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img