BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëNë kulmin e pandemisë, qendra shëndetësore e Pustecit është në gjendje të mjerueshme

Në kulmin e pandemisë, qendra shëndetësore e Pustecit është në gjendje të mjerueshme

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me rritje të rasteve me COVID-19,  rreth 5 mijë banorë që jetojnë në bashkinë e Pustecit, nuk kanë ende një farmaci dhe një qendër shëndetësore me kushte dinjitoze. Personeli shëndetësor që shërben në këtë qendër është i plotësuar me 2 mjekë dhe 14 infermierë, që shërbejnë në një godinë që prej vitesh nuk ka patur asnjë lloj investimi.


Kur Shqipëria po përballet ccdo ditë me rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 banorët e Pustecit vijojnë të këtë vështërësi në aksesin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz.

Edhe pse një ndër premtimet e kryetarit të Bashkisë Pali Kolevski, ishte një qendrën shëndetësore funksionale në Pustec, godina e kësaj të fundit prej vitesh nuk i është nënshtruar një rikonstruksioni. 

Faktoje ishte në qendrën shëndetësore në Pustec në muajin tetor 2021, ku nga verifikimi në terren konstatuam që kushtet janë shumë problematike.

Foto nga ambientet brenda qendrës shëndetësore në Pustec

Foto nga ambientet brenda qendrës shëndetësore në Pustec

Gjatë vizitës në terren komunikuam edhe me doktorin e qendrës doktor Niko Kolamovski.

“Ne bëjmë 14-20 vizita konsulta në ditë, në përgjithësi janë shërbime për tensionin, diabetin, sepse popullsia këtu është e moshës së tretë. Kemi edhe një konsultore për fëmijë. Stafi përbëhet nga 2 mjekë dhe 14 infermierë, njëri mjek është paradite, tjetri pasdite, ndërsa secili infermier mbulon fshatrat që ka dhe na përcjell shqetësimet që mund të kenë banorët”- thotë për Faktoje dr. Kolamovski.

Mjeku i qendrës shëndetësore gjithashtu sqaron se gjatë punës së tyre problematika që hasin është mungesa e ujit të pijshëm, si dhe mungesa e një laboratori të mirëfilltë.

“Në qendrën shëndetësore nuk ka ujë 24 orë, por ne kemi rezerva me anë të depozitave. Gjithashtu ne bëjmë vetëm analizat e urinës, sepse nuk kemi një laboratori të mirfilltë”- tregon mjeku.

Foto nga ambientet brenda qendrës shëndetësore në Pustec

Për të marrë më shumë informacion në lidhje me fuksionalitetit dhe investimet në qendrën shëndetësore Faktoje, ka pyetur nëpërmjet kërkesës për informacion bashkinë e Pustecit.

Në përgjigjen e saj bashkia shkruan se në qendrën shëndetësore të Bashkisë Pustec punojnë 2 mjek dhe 14 infermier, ndërsa për pyetjen nëse është planifikuar investim nga ana e bashkisë Pustec për qendrën shëndetësore bashkia na përgjigjet, që nuk është në juridiksionin e bashkisë, por varet nga shëndeti publik. Ndërsa pyetjes nësa ka një fond specific për përballimin e pandemisë, Faktoje mori këtë përgjigje.

“Si fond emergjent është planifikuar në buxhet, por i specifikuar për përballimin e pandemisë nuk është ndarë”.

Përgjigja e Bashkisë Pustec

Lidhur me investimet në qendrën shëndetësore në Pustec, Faktoje iu drejtua zytarisht dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë më shumë informacion, por nuk mori asnjë përgjigje edhe pas ankimimit nga ana jonë.

Kërkesa dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, 22 dhjetor 2021

Dy vite pandemi, pa një farmaci

Edhe pse tashmë janë mbushur më shumë se dy vite ku pandemia e COVID-19 është prezent në cdo bashki në Shqipëri, banorët e Pustec ende përballen e mungesën e një farmacie.

“Problem tjetër i madh në Pustec është mungesa e një farmacie, unë lëshoj recetat dhe i marr medikamentet kur shkoj në Korçë, pastaj ua sjell pacientëve” -tregon mjeku i qendrës shëndetësore.

Këtë problematikë na e konfrimojnë dhe vetë banorët.

“Nuk ka farmaci këtu, ilaçet na i sjell doktori nga Korça. Duhet një farmaci këtu se të gjithë jemi pleq, kanë ikur të rinjtë në kurbet. Këtu na mungon e qara e një fëmije, aq qetësi është”-tregon nënë Rosjanka, banore e fshatit Zarosh.

“Nëse duhet diçka në mënyrë emergjente është një farmaci. Ne po u sëmurëm dhe kemi nëvojë për diçka, vdesim, sepse nuk marrim dot një medikament këtu, duhet të shkojmë deri në Korçë.”- shprehet një banor rreth të 80-ave.

Një tjetër banor tregon se kur shkonë në Korçë siguron medikamente për një kohë të gjatë, që t’i ketë në shtëpi për çdo rast.

“Unë shkoj dhe i marr me shumicë përshembull: Paracetamol, ilace për dhimbje, kokrrat e tensionit, çfarë janë këto që mund t’i marr. I mbaj në shtëpi, më mirë ti kem, se nuk i dihet se kur të kap sëmundja”,-shprehet një banor rreth të 60-ave.

Faktoje edhe më parë ka ndjekur me artikuj mungesën e një farmacie si dhe mungesën e investimeve në qendrën shëndetësore në Pustec. Premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, pas përgjigjeve zyrtare si dhe vëzhgimit në terren do e kategorizojmë si “Të pambajtuar”.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

*Pas publikimi të artikullit për gjendjen e qendrës shëndetësore në Pustec, më datë 1 shkurt 2022 në redaksinë e Faktojes ka ardhur përgjigja e Ministrisë së Shëndetsisë, përgjigje kjo e ardhur pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Në përgjigjen e saj Ministria e Shëndetësisë shprehet se nuk është parashikuar asnjë fond për investim për objekte qendra shendetësore dhe ambulanca për vitin 2021, ndër to përfshirë edhe Qendra Shëndetësore Pustec/Liqenas, ndërsa buxheti i dedikuar për vitin 2021 për këtë qendër shëndetësore është 17,081 mijë lekë.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img