BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëMbi 5 mijë banorë në Pustec në “kërkim” të një farmacie dhe qendre shëndetësore funksionale

Mbi 5 mijë banorë në Pustec në “kërkim” të një farmacie dhe qendre shëndetësore funksionale

Pandemia “Covid-19”, e ka bërë edhë më të vështirë jetesën e banorëve në Pustec. Mbi 5 mijë banorë të këtij qyteti nuk kanë një farmaci, dhe qendër shëndetësore funksionale. Mjeku vjen vetëm 2 apo 3 herë në jave, ndaj banorët duhet të udhëtojnë drejt qyteteve me të afërta për të marrë shërbimet mjeksësore.


Qendra shëndetësore është thuajse jashtë funksionit. Është një mjek që vjen 2-3 herë në javë. Në rast të problemeve duhet të udhëtojmë për kilometra të tëra. Godina është siç ka qenë, po mjekë nuk ka – shprehet një banor i Pustecit që nuk preferoi të identifikohej.

Edhe pse një ndër premtimet e kryetarit të Bashkisë Pali Kolevski, qendra shëndetësore e Pustecit nuk kishte përfituar asnjë investim.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndërtesa e qendrës shëndetësore, ose më saktë e ambulances së Pustecit, ishte kthyer në vendparkim të zjarrfikëses. Ndërkohë tabela njoftuese e qendrës shëndetësore, mban emrin e vjetër të bashkisë, Liqenas.

Ish-spitali i Pustecit që shërben si qendër shëndetësore

Përveç qendrës shëndetësore, në Pustec mungon edhe farmacia, ndërkohë që duhen mbuluar nevojat e 5000 banorëve që përfshin territori i kësaj bashkie.

Ishte një djalë, por iku në Amerikë, i doli lotaria. Tani ky mjeku që shërben te qendra shëndetësore, sa herë që vjen na sjell dhe ilaçet. Është problem shumë i madh se shumica e banorëve të Pustecit janë të moshuar. E kemi të pamundur të shkojmë në Korçë apo Maqedoninë e Veriut edhe për ilaçet” – i tha “Faktojes” një tjetër banori Pustecit, rreth 60 vjeç.

Për të marrë medikamentet e nevojshme atyre iu duhet të udhëtojnë drejt Korçës apo Maqedonisësë Veriut.

“Faktoje” ishte dhe në Bashkinë Pustec ku e konsultoi problematikën me dy nënkryetarët e Bashkisë Pustec.

Bashkia Pustec

Është problem i njohur. Jemi në dijeni dhe po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Problemi I banorëve është mëse real. Puna është se I kemi burimet financiare dhe ato njerëzore tepër të kufizuara – i tha “Faktojes”, Jani Ago, nënkryetar i Bashkisë Pustec.

Bashkia Pustec, asnjë font në tre vite për shëndetësinë!

Referuar të dhënave të publikuara nga “Finacatvendore.al”, Bashkia Pustec rezulton të mos ketë ryer asnjë investim në sektorin e shëndetësisë në vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Shpenzimet sipas natyrës ekonomike në Bashkinë Pustec, Burimi: financatvendore.al

Po ashtu, nga konsultimi i buxhetit të vitit 2020 të Bashkisë Pustec nuk ka asnjë zë domethënës për investime në sektorin e shëndetësisë.

Premtimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolefski lidhur me investimet në shëndetësi do e kategorizojmë si “Premtim të pambajtuar”.

*Faktoje, e mbeshtetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img