BallinaAktiviteteMetodologjia fact checking dhe lufta ndaj dezinformimit, Faktoje vijon trajnimet me studentët e gazetarisë në Tiranë

Metodologjia fact checking dhe lufta ndaj dezinformimit, Faktoje vijon trajnimet me studentët e gazetarisë në Tiranë

Faktoje mbajti trajnimin e radhës me studentë të vitit të dytë të departamentit të Gazetarisë, në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë. Gjatë këtij aktiviteti, të zhvilluar në mjediset e këtij fakulteti, të enjten e 2 dhjetorit, një grup prej 20 studentësh u njoh me elementët kryesorë në dallimin mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta.

*Studentët e vitit të dytë të gazetarisë në Universitetin e Tiranës

 

Përpara nisjes së prezantimit me njohuritë bazë të gazetarisë fact checking nga Viola Keta dhe Inva Hasanaliaj, të redaksisë së Faktoje, vetë studentët shfaqën interes për të mësuar rolin që kjo organizatë pati gjatë periudhës së pandemisë, kur shpërndarja e informacioneve të rreme mori përmasat e infodemisë. Studentët treguan raste konkrete të informacioneve dezinformuese që qarkullonin në rrjetet sociale apo media dhe që kishin ndikuar edhe tek vetë ata, sidomos kur vjen fjala tek vaksina kundër covid-19.

Studentët u njohën përmes prezantimeve të paraqitura në Power Point dhe videove të përgatitura nga Faktoje, mbi mënyrat se si mund të verifikojnë dhe të mos bien pre e lajmeve dezinformuese.

*Studentët e vitit të dytë duke ndjekur prezantimin e metodologjisë fact checking në Power Point

Kryeredaktorja Viola Keta shpjegoi sesi Faktoje mori rolin jo vetëm të një media verifikuese, por edhe ndërgjegjësuese sidomos pas tërmetit të 21 shtatorit 2019 e në vijim.

*Pjesë nga videot e prezantuara për studentët e gazetarisë

Gjatë prezantimit të metodologjisë së standardizuar të Faktojes për verifikimin e deklaratave dhe premtimeve të zyrtarëve publikë, pjesëmarrësit morën njohuri edhe mbi kërkesat zyrtare për informacion, në bazë të ligjit për të Drejtën e Informimit. Ata mësuan mbi rëndësinë që ka kjo praktikë në sigurimin e informacionit të konfirmuar nga burimet zyrtare, çka e bën më të besueshëm, por edhe të verifikueshëm nga publiku një lajm.

*Ligji për të drejtën për informim

 

Studentët u njohën me rastin e publikimit të arikullit “ Shteti shqiptar “i varfër” për qytetarët, i pasur për “krerët” e tij  mbi shpenzimet e ministrave në udhëtimet zyrtare jashtë vendit dhe se si kjo çështje u shndërrua në një betejë ligjore për transparencën. Një Quiz mbi testimin e njohurive të studentëve mbi lajmet e rreme dhe ato të vërteta e bëri edhe më interaktiv dhe tërheqës për pjesëmarrësit, këtë sesion trajnues nga organizata Faktoje.

*Studentët të organizuar në grupe për zhvillimin e një ushtrimi mbi raportimin fact-checking

 

Kjo mënyrë të ushtruari i ndihmoi ata të pasuronin njohuritë mbi verifikimin e fakteve dhe për të bërë dallimin e qartë mes gazetarië fact-checking dhe raportimit. Misioni i Faktojes, përtej verifikimit të deklaratave dhe premtimeve të funksionarëve publikë, është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi sidomos i komunitetit të studetëve të gazetarisë dhe gazetarëve të rinj, në luftën kundër dezinformimit. Sa më të përgatitur në njohjen e lajmeve dezinformuese, aq më shumë shmanget përhapja e lajmeve të rreme dhe aq më të mëdha janë mundësitë që audienca të informohet me informacione të vërteta dhe të qëndrojë larg fenomenit të shpërndarjes së ‘fake news’.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img