BallinaFaktometerE vërtetëMë pak këmbësorë nëpër rrugë, trefishohen të gjobiturit për thyerjen e shtetrrethimit

Më pak këmbësorë nëpër rrugë, trefishohen të gjobiturit për thyerjen e shtetrrethimit

JOEL ÇELA – Tiranë

ANXHELA RUÇI – Gjirokastër

Prej kësaj të hëne orari i liridaljes u zgjat deri në 17:30, nga ora 13:00 që ishte. Kryeministri Rama paralajmëroi se zgjajta e orarit do të shoqërohej me forcimin e kontrolleve dhe gjobave ndaj personave që dalin pa leje apo përtej orarit të caktuar. Kur “Faktoje” krahasoi raportimet e policisë mes kësaj të hëne dhe asaj të një jave më parë, konstatoi se numri i të gjobiturve thuajse u trefishua këtë javë.


Të hënën e 13 prillit, qeveria ka vendosur të ndryshojë oraret e liridaljes nga karantina. Nëse që prej marsit orari i lëvizjes për ditët e javës ishte 00.05-13.00, nga kjo javë e në vijim orari i lëvizjes do të jetë deri në 17.30.

Pavarësisht ndryshimit të orarit rregullat vazhdojnë të njëjta, personat që lëvizin duhet të jenë të pajisur me leje, si dhe automjetet me autorizimin përkatës.

Kryeministri Edi Rama gjatë njoftimit të ndryshimit të orarit, paralajmëroi se kontrollet do të jenë më të forta dhe do të merren masa për këdo që shkel rregullat.

“Faktoje” bëri një vëzhgim në terren, për të parë se çfarë ndryshoi në sjellien e qytetarëve zgjatja e orarit te liridaljes.

Në Tiranë bëmë një vëzhgim për praninë e këmbësorëve dhe vumë re se pas orarës 13:00 kishte rënie të ndjeshme të tyre nëpër rrugë. “Faktoje” shkoi në zona ku grumbullimi i qytetarëve ka qenë më i shpeshtë përgjatë këtij muaji karantine. Kudo, njerëzit mund të numëroheshin me gishtat e dorës, ndërsa nëpër tregje mungonin radhët që kishim vënë re gjatë ditëve kur orari i liridaljes përfundonte në 13:00. Në tregjet e fruta-perimeve, marketet, bankat  dhe zyrat e postës, njerëzit ishin të më të paktë.

Në Gjirokastër, ajo që bie në sy është shtimi i fluksit të qytetarëve që lëvizin në rrugët e qytetit, krahasuar me ditët e para të karantinës.

E hënë, 13 prill 2020

Por nga na tjetër në rrugët e qytetit, kishte më shumë kontrolle nga policia rrugore, forcat e rendit apo forcat e ushtrisë.

Policia rrugore kishte ngritur disa pika kontrolli për automjetet, të cilat i kontrollonte nëse ishin të pajisura me autorizim.

E njëjta gjë ndodhte dhe me forcat e rendit dhe forcat ushtarake, të cilat kontrollonin imtësisht qytetarët nëse ishin të pajisur me leje.

“Faktoje”  komunikoi me një nga efektivët e patrullimit, i cili pranoi se masat prej kësaj të hëne dhe në vijim do të jenë më të forta sa i përket kontrollit dhe penalizimit të qytetarëve që shkelin rregullat, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai pranoi gjithashtu se çdo ditë që kalon i bën qytetarët më të pabindur për të qëndruar në shtëpi.

Kur kontrolluam të dhënat e Policisë së Shtetit në njoftimin që publikohet në faqen e saj zyrtare, vumë re se 719 persona raportohen se janë ndëshkuar me gjobë prej 10 mijë lekësh. Ata janë gjetur duke lëvizur me këmbë apo biçikletë, pa leje (ndonjë arsye) apo për ndonjë emergjencë. Në krahasim me të hënën e javës së kaluar, datë 6 prill, në raportin e policisë rezultojnë të ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë 270 qytetarë, thuajse 3 herë më pak se gjatë kësaj të hëne.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img