BallinaFaktometerE vërtetëAhmetaj: Mbi 3500 kompani janë hapur në janar dhe shkurt, madje edhe të huaja

Ahmetaj: Mbi 3500 kompani janë hapur në janar dhe shkurt, madje edhe të huaja

MERXHAN DACI

Shikojeni Qendrën Kombëtare të Biznesit, futuni në website nga celularët tuaj, qytetarët dhe gazetarët, të shohim se sa kompani të reja janë hapur neto në janar dhe në shkurt. Mbi 3.500, edhe të huaja madje”, u shpreh Ahmetaj nga foltorja e Parlamentit.

Qendra Kombëtare e Biznesit, e pyetur nga “Faktoje” pavarësisht se me shumë vonesë dhe pasi kërkoi që ne të paguanim për të marrë këtë informacion u shpreh se:

-Regjistrime të reja për periudhën Janar–Shkurt 2018 janë: 4242 subjekte

-Kompani me pronësi të huaj 100 % janë: 248 subjekte

Duke u nisur nga këto të dhëna që vijnë nga QKB, “Faktoje” e konsideron këtë deklaratë TË VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img